Ekspertët: Shukri Xhelili e përballon burgun

September 29, 2016 17:10

Ekspertët: Shukri Xhelili e përballon burgun

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, mund ta përballojë burgun. Kjo ka konkluzioni i ekspertëve mjeko-ligjor të caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të Shukri Xhelilit.

Në seancën e zhvilluar me dyer te mbyllura, ata pohuan se Xhelili nuk ka probleme te renda qe do te justifikonin daljen e tij nga burgu. Për pasojë, ish-kryebashkiaku i Dibrës mund ta përballoje normalisht procesin ndaj tij.

Më herët vetë i pandehuri kishte kërkuar ndihmë më të specializuar mjekësore, pasi vuante nga zemra dhe stomaku.

Shukri Xhelili akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarit publik”, duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Në seancën e radhës, gjykata pritet te shprehet për kërkesën e ish-krybashkiakut.

September 29, 2016 17:10
Komento

1 Koment

  1. Los Vjerda September 29, 20:23

    E perballon se perballon. S’kam degjuar ndonjehere te jepet nje deklarate e tille se nje i arrestuar perballon ose jo burgun. Te themi torturen hajde. Mund te mos e duroje. Ketu shihet, te pakten, nje perpjekje per t’a liruar ose arrest shtepije. Ai qe perballon sex perballon edhe burg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*