Ekspertët: Të ndalohet goditja e topit me kokë për moshat nën 18 vjeç

August 9, 2018 11:51

Ekspertët: Të ndalohet goditja e topit me kokë për moshat nën 18 vjeç

Benet Ormalu është një nga ekspertët më të mirë në botë për dëmtimet e trurit. Ai rekomandon kufizimin e gjuajtjes së topit me kokë për lojtarët e futbollit. Madje ai shkon më tej kur thotë se për futbollistët nën 18 vjeç kjo gjë duhet ndaluar kategorikisht.

“S’ka asnjë kuptim të kontrolloni me kokën tuaj një objekt që lëviz me shpejtësi të lartë. Duhet t’i ndalojnë goditjet e topit me kokë pasi kjo është e rrezikshme”, u shpreh doktori.

Sipas një hetimi ish-futbollisti i Anglisë, Xhef Astle ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare pasi vuajti për 10 vjet nga traumat e trurit të shkaktuara nga goditjet e topit me kokë. Vajza e tij ka nisur një fushatë ku kërkon që mjekët ta trajtojnë seriozisht këtë çështje.

o.j/dita

August 9, 2018 11:51
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 August 10, 09:16

    që goditja me kokë sjell dëmtime ska nevojë për kundërshtim,por të luash futboll vetëm me këmbë deri në 18 vjeç!?
    i thonë që goditja me kokë të barazohet me prekjen me dorë!!
    pra ti fusim një goditje dënimi se tjetri e preku topin me kokë??
    nëse nuk ke luajtur me kokë deri në 18 vjeç!?
    nuk ja vlen më me e përdor kokën!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*