Armët kimike në Shqipëri, edhe Greqia shfaq kundërshtimet e saj

November 14, 2013 10:09

Armët kimike në Shqipëri, edhe Greqia shfaq kundërshtimet e saj

Greqia i bashkohet shqetësimit për çështjen e armeve kimike siriane në Shqipëri.  Në një koment të gazetës “Kathemirini”, të shkruar nga Evangelos Venitis, koordinatori i një fondacionin për Politikën e Jashtme, thuhet se Athina duhet të alarmohet lidhur me mundësinë e dëmtimit të mjedisit në rajon, sidomos nëse operacioni për shkatërrimin e tyre kryhet në jug të Shqipërisë.

“Rreziku i ndotjes së mjedisit ka shumë mundësi që të ndodhë, pavarësisht masave parandaluese që mund të marrë Tirana dhe Perëndimi. Si pasojë Athina duhet të mbajë një pozicion të qartë dhe të ndërmarrë veprime diplomatike për të ndaluar një gjë të tillë”, shkruan Venitis.

Shkrimi flet për krijimin e një fronti të përbashkët përfshirë Tiranën, për të ndaluar pranimin e një kërkesë të tillë, pavarësisht nxitjeve financiare të Perëndimit për Shqipërinë.

Dhe më poshtë, Vanitis, jep edhe propozimet. Ai shkruan se zgjidhja e parë duhet të jetë shkatërrimi në territorin e Sirisë. Alternativa e dytë është që SHBA-të dhe Rusia t’i shkatërrojnë në territorin e tyre këto armë.

 

***********

 

218

Eksperti amerikan konfirmon lajmin e DITA-s: Në Shqipëri vetëm çmontimi, jo groposja

Një ekspert i armëve të shkatërrimit në masë, thotë se është në dorë të Shqipërisë t’i thotë po ose jo shkatërrimit të lëndëve kimike siriane në territorin e saj, por ai nuk sheh rreziqe për vendin. Charles Duelfer ka qenë zëvendës kreu i ekipit të OKB-së për inspektimin e armëve nga viti 2003 deri më 2005, kohë gjatë së cilës ka punuar për kërkimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Para kësaj, ai ka qenë këshilltar i posaçëm i Drejtorit të CIA-s për armët e Irakut dhe ka përvojë në shkatërrimin e lëndëve kimike të Saddam Huseinit. I pyetur se përse, sipas tij, Shqipëria është parë si një vend i mundshëm për asgjësimin e lëndëve kimike të Sirisë, zoti Duelfer tha:

CHARLES DUELFER:   Në fakt janë bërë diskutime me shumë vende dhe me sa di, janë duke u shqyrtuar edhe alternativa të tjera. Por Shqipëria ka një histori përsa i përket asgjësimit të armëve kimike dhe gjeografikisht ajo është afër Sirisë, vendit ku ndodhen këto lëndë kimike. Ka shumë faktorë që janë në favor të zgjedhjes së Shqipërisë. Nga pikëpamja e komunitetit ndërkombëtar kjo duket se mund të ishte një ide e mirë për Shqipërinë, politikisht por edhe ekonomisht, sepse shkatërrimi nuk do të bëhej nga vetë Shqipëria, madje do të shoqërohej edhe me një burim të ardhurash.

Në Shqipëri ka patur protesta kundër mundësisë së sjelljes së lëndëve kimike në territorin e saj. Njerëzit e shohin këtë si diçka që do të dëmtonte mjedisin dhe shëndetin e popullatës. Cili është mendimi juaj?

E kuptoj se askush nuk dëshiron të bëhet depozituesi i mbetjeve industriale të botës, por unë mendoj se kjo është kuptuar krejtësisht gabim. Ajo që është propozuar, në fakt, është që disa komponentë të këtyre armëve kimike të transportohen në Shqipëri, të çaktivizohen dhe pastaj të hiqen nga territori i saj. Në Shqipëri ende ka mbetje të elementëve kimikë të shkatërruar atje më parë. Në këtë rast, vendi mund të nënshkruante një marrëveshje për heqjen edhe të mbetjeve të mëparshme pasi të jenë çaktivizuar komponentët e lëndëve kimike siriane. Kjo do ta bënte Shqipërinë një vend edhe më të pastër se sa më parë.

Pra, sipas jush, fjala nuk është për transportimin në Shqipëri të gazit nervor sarin apo të armëve të tjera vdekjeprurëse?

Në Shqipëri nuk do të eksportohen armë kimike. Fjala është për njërin nga komponentët që përbëjnë një armë kimike. Pra, nuk do të sjellin armët kimike në Shqipëri. Ky komponent do të neutralizohet me një proces kimik dhe pastaj do të largohet nga Shqipëria diku tjetër për t’u djegur.

Por, ky komponent i lëndëve helmuese që do të sillej në Shqipëri, a nuk është i rrezikshëm në vetvete?

Është po aq i rrezikshëm sa ç’mund të jetë një lëndë kimike industriale. Pra, fjala nuk është për një agjent nervor apo për diçka që shkakton efektet e tmerrshme që njerëzit panë nga përdorimi i armëve kimike në Siri. Është si puna e ngjitësit të quajtur “epoxy”, ku duhet të përzjesh dy lëndë që ai të bëhet i efektshëm. Pra, flitet vetëm për njërin nga dy elementët me të cilët prodhohet agjenti nervor. Natyrisht, nuk është një lëndë kimike e mirë, nuk është diçka që mund të pihet, për shembull, sepse përdryshe nuk do të kishte nevojë të shkatërrohej, por nuk është një armë.

Si do të veprohej me mbetjet pas procesit të shkatërrimit? A do të hiqeshin ato nga Shqipëria?

Me sa kuptoj, për Shqipërinë ka tre alternativa. Ata mund të thonë: “Faleminderit por nuk duam të marrim pjesë, çojini diku tjetër”. Dhe në fakt ka vende të tjera ku ato mund të dërgohen. Alternativa tjetër është që Shqipëria të pranojë të marrë pjesë në vetëm njërën fazë të procesit, në çaktivizimin e komponentit, i cili pastaj të dërgohet diku tjetër për djegie. E treta, në varësi të qeverisë, është që në Shqipëri të ndërtohej një impiant djegieje, i cili të mund të shërbente edhe për qëllime të tjera industriale. Por këto janë çështje sa politike aq edhe biznesi. Shumë vende kanë impiante djegëse. Këto janë vende me procese të përparuara industriale, vende që kanë nevojë për asgjësimin e mbetjeve të ndryshme kimike për të mos dëmtuar mjedisin.

 Cila është arsyeja që vende të tjera të zhvilluara nuk kanë pranuar të bëjnë asgjësimin e armëve kimike siriane?

Edhe vende të tjera janë ftuar për të diskutuar mbi këtë çështje. Në shtyp është përmendur Norvegjia, e cila për arsye politike apo për shkak keqkuptimesh ka vendosur të mos marrë pjesë. Por diskutime po bëhen me shumë vende të tjera. Shqipëria ka disa avantazhe. Ajo është gjeografikisht afër dhe atje transferimi do të bëhej shpejt, sepse siç dihet, komuniteti ndërkombëtar po përpiqet që këto lëndë të nxirren nga Siria sa më shpejt që të jetë e mundur. Por SHBA, Rusia dhe të tjerët po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Disa menduan se kjo do të shihej si diçka pozitive për Shqipërinë. Bota do të shikonte në këtë rast vullnetin e mirë politik të Shqipërisë, do të shikonte kontributin e saj për heqjen e kërcënimit të armëve kimike, do të shikonte se ajo po bën diçka të mirë për sigurinë botërore. Por, natyrisht gjithçka varet nga gjendja politike në Shqipëri.

Përse Shtetet e Bashkuara nuk e marrin vetë përsipër këtë operacion në territorin e tyre?

Natyrisht, Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për shkatërrimin e armëve kimike. Por ne jemi jashtëzakonisht prapa me asgjësimin e inventarit ekzistues dhe jemi shumë vjet prapa. Pra, do të ishte e vështirë që ta bënim këtë vetë. E njëjta gjë mund të thuhet për Rusinë, e cila ka gjithashtu aftësinë për asgjësimin e këtyre armëve, por duhet të shkatërrojë një herë armët e veta në bazë të traktatit të armëve kimike.

Njerëzit megjithashtë e kanë të vështirë të kuptojnë se përse SHBA nuk mund ta përshpejtojnë këtë proces me burimet e jashtëzakonshme që kanë.

Në një farë kuptimi, nuk ka gjë që SHBA nuk janë në gjendje të bëjnë, nëse u jepet kohë e mjaftueshme. Por çështja kyçe në rastin e Sirisë është urgjenca e kohës. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) nuk mund të mbështetet vetëm te SHBA dhe Rusia për zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve.

 Nëse do të ishit kryeministër i Shqipërisë, çfarë do t’u thonit qytetarëve?

Do të ishte mungesë modestie ta vija veten në një pozitë të tillë. Por përfytyroj se çdokush do të mund të argumentonte se, përsa i përket mjedisit në Shqipëri, në varësi të marrëveshjes që do të arrihej me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria do të dilte nga kjo më e pastër se sa është tani. Nëse ata i pranojnë këto lëndë kimike, i neutralizojnë dhe i heqin nga territori i tyre, ata mund të kërkojnë që të hiqen edhe lëndët e tjera që kanë mbetur nga proceset e mëparshme. Atyre që shqetësohen për mjedisin, mund t’u thuhet: Shqipëria bëhet kështu më e pastër se sa ishte. Kjo mund të shihet edhe si përfitim nga pikëpamja e biznesit. Ndërtimi i një impianti për asgjësimin do të krijonte biznes. Po kështu, mund të kërkohej nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërtohej edhe një impiant për diegien e mbetjeve, që do të ishte po ashtu biznes. Nuk jam i sigurt nëse kjo do të gjente mbështetje, por shumë vende të tjera evropiano-perëndimore kanë impiante djegëse komerciale për eliminimin e materialeve kimike të padëshirueshme.

 Cilat do të ishin mundësitë për aksidente në Shqipëri, si vend jo i zhvilluar që është?

Përfytyroj se ndaj këtij procesi do të ketë një vemendje tepër të madhe ndërkombëtare. Ekspertët më të mirë të planetit do ta vëzhgojnë procesin në çdo hap të tij. Sigurojnë do ta vëzhgojnë edhe ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, të cilët do të duhet të bëjnë verifikimin. Pra, të gjitha proceset kimike industriale që kanë të bëjnë me lëndët e rrezikshme do të ishin nën një vëzhgim të hollësishëm. Në jetë nuk ka garanci, por mendoj se në këtë rast, shanset që të ndodhë diçka e padëshirueshme do të ishin relativisht të ulta./VOA

Me poshte linku i lajmit te sotem ne DITA

http://gazetadita.al/opsioni-sekret-per-armet-kimike-2/

November 14, 2013 10:09
Komento

23 Komente

  1. Horri i Bulevardit November 13, 19:05

    Deri tani kane folur dallkauket, sot po shoh nje specialist per kete pune, ku duke degjuar dhe argumentat e specialisteve shqiptare, jam mese i bindur se Shqiperise po i ofrohet nje biznes mjaft i leverdisshem.
    Edhe fjalia e kryeministrit se po u vendos, Shqiperia do te dale me e paster, ketu tek fjala e ketij specialisti e ka rrenjen.
    Nje impiant per djegie lendesh kimike, do te ishte nje ndermarrje shume e madhe qe vete Shqiperia ska mundesi ta beje, por me kete projekt, ka shume mundesi ta perfitoje falas.
    Franca, Gjermania, Britania, kerkon edhe Italia, jane disa vende qe me kerkese te biznesit privat, kerkojne ta marrin kete pune,
    Nje Jo, eshte nje shanc i humbur. Edhe une e dua natyren dhe ky impiant e pastron Shqiperine nga cdo lloj mbetje.

    Reply to this comment
    • Endri November 13, 19:18

      Ke perfundimisht shume te drejte. Ne vend te trurit perdor nje chip qe ta kane vene te partia….

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit November 13, 19:29

        Po te doja merrja cipin e partise se Saliut dhe sot me kishe deputet i shpellarit, por se spranova te jem bythlepires i shpellarit jam sot ne perendim.
        Apo jo Altina Goxhe.

        Reply to this comment
      • nastradini November 13, 19:48

        Lere se ka ikur i shkreti fare dhe po kerkon qe t’i nxjerre kundershtaret e Edi Rames para skuadres se pushkatimit si Enveri vrau intelektualet dhe kundershtaret ne vitin 1946. Mire ky Horr ne DITA qe eshte ftohur ne tajare, por e keqja eshte se Edi Rama ka lajthitur dhe po kerkon konspiracione me propaganda antiamerikane tek kundershtaret e vet. MEDET!

        Reply to this comment
        • Horri i Bulevardit November 13, 21:25

          Nastradin, kur ti perktheje veprat e Enverit sic vete ke deklaruar, une isha neper birucat e Enverit, por prape skam asnje kompleks per nje njeri qe ka 28-vjet qe ka shkuar tek te shumtit, kompleks me Enverin ke ti qe ne cdo koment e permend, sikur kerkon te na thuash me zorr se une kurre se kam dashur, prit kur te lexojme ndonje dite ndonje xhevahir se ke dashur ta vrasesh, kur ndoshta te ka takuar si perkthyes i rregullt i tij, perkthimin e veprave vete e ke thene, sjane thashetheme qe i kam degjuar nga ndonje i trete.
          Por ne rastin e lendeve kimike une pash tek ty se ke njohuri edhe ne kete fushe, prandaj me duhet te them, se Shqiperia ka patur gjithmone ekzemplare qe i kane ditur te gjitha, por me duhet te them se pikerisht nga keta ekzemplaret qe i dikat te gjitha, ne gjithmone e kemi hengur sa krahu dhe rasti Enver dhe biri i tij Sali na e vertetojne kete, ishalla e them me gjithe zemer, nuk behesh ndonje lider se edhe ti qenke nje ekzemplar qe merrke vesh nga te gjitha fushat.
          Me mire te rrime me piktorin qe di te njohe ngjyrat dhe sna mburret se di sa nafte ka dhe sa speca per turshi do te eksportojme kete vit.
          Ajlekum Selam nastradin efendem.

          Reply to this comment
          • nastradini November 14, 08:05

            Me behet qefi o Horr Miku i nastradinit, jo Horr Armiku i Kllases dhe te kuptoj per vuajtjet e llahtarshme ne burgjet e Enverit. Perkthimi i veprave ishte nje pune e detyruar, pa LEKA dhe me kerbac ne koke qe i dha mundesine nastradinit te dal gjalle dhe t’i mbijetoje horrorit enverist. Me behet qefi gjithashtu qe je kunder Enverit, sepse si te duash ne fakt nje ANTIKRISHT? Qe i beri aq te keqia Shqypnise saqe po i vuajme edhe sot e kesaj dite. Mos harro se Saliu eshte pjella direkte e Enverit dhe e Partise se Punes, prandaj nje njeri qe ka dy gram tru ne koke nuk mund te jete idhtar i Enverit dhe kundershtar i Saliut njekohesisht.
            Por ketu ceshtja qendron fare ndryshe: A do t’i pranojme LHL-te e Asadit ne vendin tone me mashtrime ordinere dhe demagogji internacionalste? Kjo eshte ceshtja qe Edi Rama ka lejuar nje gabim te rende dhe po nuk i dha marsh indietro urgjentisht do te ktheje Saliun ne pushtet shume me shpejt se Fatos Nano.

        • arjan November 13, 22:05

          o nastradin po te ishte ne pushtet babaj jot sali krimineli si do reagoje o pler

          Reply to this comment
          • lirim November 13, 22:26

            poshte borgjezia

    • Atdheu ne Rrezik November 13, 19:42

      Edi Rama e tregoi veten nje politikan i pabese nje Politikani te ndyre,qe shkel kushtetuten e Shqiperise,qe perdhos ligjin qe sapo miratoi ne Parlament.
      Vrasesi te popullit.
      Edi Rama ka vendos me kohe per ardhjen e armve kimike te shfarosjes ne mase.
      Cdo gje tjeter tani eshte vetem Justifikim per ti hedhur trute e GOMARIT nje populli te shkatruar,ekonomikisht,moralisht dhe piqikisht.
      Na i vrate shpresat more te mallkuar.
      Ed DROGMENI e ka marre vendimin me kohe dhe ekspertet vetem i dalin ne mbrojtje.
      MJER SHQIPERIA çfare i ben keta MASKARENJE.

      Reply to this comment
    • Hithri November 13, 19:46

      Dhe me kete impiant ne do te bejme tere jeten pastrim kimikatesh te botes! Po prse nuk e thone se sa vjet do te vazhdoje djegja e 1000 ton kimukateve?

      Reply to this comment
    • lirim November 13, 22:25

      urra urra urra urra rrofshin armet kimike dhe poshye borgjezia!

      Reply to this comment
  2. raimondi Vlonjati November 13, 19:06

    hahahahahahaa –Kjo eshte genjeshter bajate fare __Nqs behet cmontimi ketu tek ne …ato do ngelen ketu tek ne eprgjithmone

    Gjithe halli i amerikaneve eshte qe ti levizin ato helme nga vendi…dhe pastaj po erdhen ne Shqiperi ato ngelen ketu ,
    sepse nuk i mer asnje shtet tjeter –Nga ana tjeter eshte edhe emri jone i dobet ,dhe Amerika vete
    do na thote :..Pa mbajini aty mos na cani koken

    Ore une cuditem me qeveritaret tane

    Ketu ne USA nuk kane respekt fareeeee per ne __Keta kane respekt vetem per Cifutet , ndersa per ne , as qe na njohin fare ….
    Biles per ne opinioni ketu eshte negativ me pa te drejte fare ….

    Te kesh ndonje problem me gjykatat ketu –Sa marin vesh qe je shqiptar , komplet tregohen te njeanshem negativ ndaj nesh
    .
    Dhe sic duket keta prandaj edhe i heqin ato arme nga Siria ne meenyre qe te jen larg Izraelit –

    -Sepse cmontimin e atyre armeve mund ta bejne shume mire ne SIiri–Atje nuk i pengon azgje , se ai eshte shte tka ushtrine e tij moderne , plus do vijne dhe Ushtare amerikane e te NATOS

    Nuk ka asnje shpjegim kjo e largimit te armeve kimike nga Siria , me perjashtim per ti bere qejfin izraelit

    Le te cojne atje ushtaret e tyre nga gjithe Nato , edhe ne cojme ushtaret tane atje …dhe le te vazhdoje atje ne Siri procesi i cmontimit dhe depozitimit

    Perse or vella duhet te vijne ne vendin tone ?

    Eshte turp, dhe do mbulohemi me turp per jete si komb budalla, nqs i besojme keto perralla qe thote ky shit face aty ne foto

    Ndaj , le te hane kokat e ti cojne ku te duan

    Armet jane te Sirise dhe Siria te perdori token e saj per ti cmontuar, jo token tone …..

    Kjo eshte te vesh duart ne koke __Greqia ka mijera ishuj qe jane ngjitur me Siriine dhe nuk pranon ti mari ato arme te c’montohen atje
    Apo Turqia qe eshte sa nje kontinent dhe nuk pranon ……Keta na thone ne ti marim 11??
    Kjo eshte fyese dhe mungese totale e konsiderates

    Absolutisht te mos qasen ne portet tona …Larg duat nga Shqiperia ….

    Reply to this comment
  3. Dike Mullai thote- November 13, 19:12

    kesaj FOTO-je t’i shtohet RREZIK VDEKJE. Shihi BICIMIN e Veri CMIMIN!

    Reply to this comment
  4. nastradini November 13, 19:13

    KE DO TE MASHTROJE KY SHARLATAN?

    AMAN DHE BOLL! o gazeta Dita me shkrime te tilla sharlatanesh me porosi te pushtetit me genjeshtar qe ka patur Shqypnia historikisht. Edhe Sali Berisha nuk mashtronte kaq hapur dhe kaq trashe. Te gjitha qe thote dhe deklaron ky i ashtuquajtur EKSPERT famoz jane per debile dhe dallkauke dhe duket qe kjo interviste eshte e paguar nga qeveria dhe Edi Rama personalisht. Pasi ta kete mbytur Shqypnine me mijera tone LHL-te te Asadit ky mashtrues ordiner thote qe Shqypnia do te dale me e paster se sa eshte tani? Po kujt ja tregon keto genjeshtra o sharlatan me vule ne balle qe flet me te njejten gjuhe si te Edi Rames dhe si te Sali Berishes ku plasi BUMJA ne Gerdec apo si te Enver Hoxhes para tij kur fitonte cmimet per ushqimin nga OKB-ja? Ketij sharlatani shqyptaret duhet t’i pergjigjen:

    VATANI NUK SHITET ME OFERTA NGA XHAMBAZET SIKUR TE ISHTE GJE E GJALLE!

    Pale na ben edhe presion ky mafioz i paguar qe shikoni ju shqyptaret se vendet e tjera jane vene ne radhe per te marre LHL-te e Asadit sikur te ishin karamele.
    Pale na tregon se cfare biznesi famoz mund te behet me LHL-te e Asadit qe zhduken pa lene asnje gjurme si me magji amerikane.
    Pale i qan hallin SHBA qe nuk kane kapacitete dhe kohe te merren me LHL-te e Asadit, nderkohe qe Shqypnia famoze e Edi Rames eshte Fener Ndricues ne kete fushe.
    Pale i qan hallin edhe Rusise qe nuk ka fusha dhe kapacitete se nuk po perballon dot te vetat, nderkohe qe Shqypnia e Vogel sa nje Gogel i ka te gjitha opsionet e kerkuara.
    Pale shikoni si genjen si magjyp amerike kur thote se LHL-rte e Asadit jane me te pastra se Ujet e Bjeshkeve dhe do ta bejne Shqypnine vendin me te paster ne Bote.

    Pse nuk tregon me emer cilat jane vendet e tjera qe jane vene ne radhe per te pranuar asgjesimin e LHL-ve te Asadit, sepse do te dale qe nuk ekzistojne dhe po te jete se OKB merr ndonje vendim te drejte mesiguri nuk ka per te qene Shqypnia si nje thes i cpuar nga te gjitha anet.
    Pse nuk shkon ky derdimen mashtrues ne Belgjike te shikoje pasoja e asgjesimit te 200 ton YPRIT para disa vjetesh para se te flase brockulla per shqyptaret.
    Pse nuk shkon ne Rusi, ne krahinen e Saratovit qe ta zeje lemeria e asgjesimit te 20 mije ton LHL te llojeve te ndryshme se cfare pasojash kane lene per miletin dhe ambinetin e kesaj zone? Po le te shkoje ne qytetin e larget te Siberise TOMSK qe te bindet perfundimisht se me LHL-te nuk behet shaka dhe pasoja e asgjesimit apo te demontimit jane afategjate.

    Reply to this comment
    • arjan November 13, 22:12

      @nasdradin ku ishe ti o pler bashk me ata larot e tu per 23 vjet qe sala e shkatroj kete vent nga te gjidha drejtimet.kur te thimbset ky vend pse nuk protestove ndaj kriminelit sali.enderoni o shpellar enderoni qe te perfitoni qe te vini prap ne pushtet

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit November 13, 23:20

        E ke shume gabim qe i drejtohesh Nastradinit per kohen e Saliut, te them me bindje se ka qene dhe eshte kunder Saliut aq sa je ti dhe sa jam une, por e keqja e Nartadinit eshte se del kunder te gjitheve,
        Ne qofte se dikush do te shkruaje dicka qe Nastradini eshte gati ta shkruaje, kur e shef, e nderron komplet tekstin dhe del kunder atij qe disa minuta me pare ka shprehur te njejtim mendim qe vete Nastardini ka dashur ta shkruaje.
        Kjo eshte e verteta dhe tjetra qe une ja kam vene ne dukje, eshte se Enver Hoxha ka 28-vjet qe na ka lene shendene, ku shume shtete te prapambetura ne ate kohe, sot jane bere lokomotiva e perparimit ekonomik.
        Gjithmone i ka thene, lere Enverin, iku ai shiko enveristet e tij qe paten pushtetin keto 23-vjet qe ja kaluan ish udheheqesit te tyre si ne vjedhje si ne krime, te pakten ai ta thoshte troc, ne emer te popullit je i denuar me vdekje dhe dihej slinte gjakmarrje, kur ne keto 23-vjet te vrasin mbas shpine dhe te shkon urdheruesi per kry shnosh.
        Por Nastardini si nastradin, kerkon ti shkoje e tija, por te siguroj se berishian nuk eshte.

        Reply to this comment
      • nastradini November 14, 08:19

        O Arjan-Djali oponenti, qe nuk e ke ndjekur fare nastradinin ne komentet dhe replikat e tij pa fund ne median elektronike, por edhe ne ate faktike me SHIGJETAT e tij kunder Sali Demonit, si PJELL e Partise se Punes dhe MIK i familjes Hoxha. Nuk eshte pune pushteti ne kete diskutim o Arjan-Djali, por Vatani qe eshte rrezikuar nga budallalliku prej injoranti patollogjik te kryeministrit Edi Rama qe ka dale si GARIB para Botes dhe ka pranuar vullnetarisht qe ta beje Shqypnine si HALE per LHL-te e llahtarshme te Asadit. Pse e ka bere kete? Vetem ai e di sepse eshte futur prej kohe si SKUTH ne brimen e miut dhe po ben marreveshje me Avrizune tek “Fusha e Zeze” ku ndajne LEKAT hajdutet. Pak a shume sic beri Saliu me ambasadorin famoz Withers per Gerdecin.

        Reply to this comment
  5. plaku November 13, 19:13

    Ha, haaaa, ky na qenka eksperti qe tha se Iraku ka arme te shkaterrimit ne mase dhe i dha shkak Bushit te hapte lufte! E po mire atehere, nqs eshte keshtu, ne duhet te besojme me symbyllur c’ka thote ky pehlivani! Siç dhote edhe ky miku, po te pronoje te tilla pune eshte e sigurte se Shqipëria do behet nje nga vendet me te pastera, me te forta dhe me te sigurta ne bote! Sa budallenj qe jane vendet e tjera qe se kapin dot kete “shanc” te madh qe kane per tu pasuruar, pastruar dhe forcuar! E po thuaje pastaj po deshe se s’jemi popull me shanc (dhe kete fale dinitetit dhe zgjuarsise se Sales & Rames)!

    Reply to this comment
  6. lexusi November 13, 20:14

    Problemi ka marre me shume krakter politik se sa teknik.Mire eshte te behen debate me specialistet e te ndegjojne te tjeret,pastaj te shprehen apo te protestojne.Mos harroni dhe detyrat qe kemi si antare te NATO-s, nuk eshte me pak edhe dergimi i ushtarve shqiptar qe luftojne ne Afganistan,Irak etj, qe rrezikojne jeten e tyre dhe nga ana tjeter bejne ceshte e mundur te sigurojne pjsemarrjen ne keto luftime, vetem se shperblehen me mire se ketu.

    Reply to this comment
  7. L. Itali November 13, 20:44

    Ky “specialist” amerikan,me këto qe thotë,më rrit më tej dyshimin negativ dhe pse pranoj,nuk njoh teknikisht problemin shkaterrues!…Sepse,nuk na thuhet pse nuk shkojnë në Izrael?Ai do t’i eleminonte edhe me qejf politik.Nuk më pelqen deklarata se perfitohet edhe si biznes!…Gjykoj mbase gabimisht,por pas bizneseve amerikane(kujtoni Gerdecin) dhe shqiptare,pasi ende rri dora e mafjes nderkombëtare që mesiguri do hyjë me tentakule! Absurditetet e ketij “specialisti” mund të mos duken nga pikpamja e mbulesës shkencore,por dhe ky del zbuluar nga pikpamja e afersisë ku QIPRO është dhe më afer dhe ka po aq nevojë nga falimentimi për para! Përse jo atje?Po pse jo tek superfuqia ballkanike, Turqia? Tek Greqia që ka ishuj dhe 300 miljardë borxhe? Po Bullgaria? Rumania,nuk kanë nevojë? Nga kjo “ferrë” e vogël,teknicisti,personalisht zbulon lepuri n e madh: RREZIK! Pa qënë specialist në këtë fushë, si shqiptar deklaroj JO! Më mirë që Rama nuk ka vendosur, por më keq nëse do pranojë! Sovrani nuk duhet ta njoh vendimin për pranim! Referendumi,akti i fundit kushtetues që jep verdikt! SHBA mbetet miku ynë edhe pse na tenton rrezikun që më të mirë se ne,(pranohet deklarimi i kryeministrit norvegjez qe flet shumë dhe ndihmon Ramën drejtperdrejt) nuk e pranojnë! Tjeter : Saliu ka deklaruar se jemi vendi më i pastër ballkanik ku turistet vijnë me miliona;si ka mundësi kemi “infeksione” me helme që do të pastrohen nga helmet që do vijnë? Si ka mundësi PD nuk pranon helmet dhe e ka të helmuar Shqiperinë? Për politikë ?…Eshtë jeta jonë dhe e brezave të mos pranojmë dhe pastrojmë helmet e mbetura të Berishës!…

    Reply to this comment
  8. Ilia November 13, 20:55

    Talle menderen o ekspert e pse mos ta tallesh.Kur ne si popull e kemi lene vete veten tone te trajtohemi si bageti dhe si kavie eksperimenti,e pse duhet te na vleresosh ti me shume.Vendet e tjera nuk i pranojne keto helme pikerisht per shkak se mbetjet toksike te shkaterrimit do te ngelen ne vendin ku ato shkaterrohen.Nuk po i sjellin tek ne se nuk kane ku ti shkaterrojne sepse po te jete per shkaterrimin,te gjithe vendet e zhvilluara,Amerike,Rusi,France etj i kane te ngritura dhe ne pune prej vitesh impiantet e shkaterrimit.Po i sjellin qe mbetjet toksike te ngelen perjetesisht ne token dhe ujrat tona.

    Reply to this comment
  9. Mira November 13, 22:54

    Shqiptaret pelqejne obsionin e pare: faleminderit por nuk duam te marrim pjese. Cojini diku tjeter.

    Reply to this comment
  10. Fredi November 14, 20:21

    Kush ma shpjegon dhe njeher pse nuk i marrin vet kto armet kimike ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*