Përse i duhet Shengeni ballkanik Ramës sipas një analisti gjerman

November 19, 2019 19:17

Përse i duhet Shengeni ballkanik Ramës sipas një analisti gjerman

Ideja e një mini-Shengeni ballkanik, ndonëse është përshëndetur në perëndim, nuk ka ngjallur të njëjtën entuziazëm edhe në radhët e krerëve politikë në Prishtinë. Lidhur me këto zhvillime, eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, në një intervistë për “Gazetën Express”, tha se i kupton plotësisht këto lëvizje të Edi Ramës.

Sipas Weber-it, kryeministri i Shqipërisë  ka nevojë për pak avantazh politik pas bllokimit që iu bë çeljes së negociatave për anëtarësim. “Unë e kuptoj  nevojën e kryeministrit Rama për një sukses politik, duke pasur parasysh bllokadën e dëmshme të Francës,“ është shprehur ai.

Rama, sipas analistit gjerman, nuk është në pozitat të luajë rolin e mbrojtësit të interesave të Kosovës, duke qenë së dy vitet e fundit ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

“ Për fat të keq, ai e ka dëmtuar imazhin e tij si ndërmjetës i sinqertë dhe mbrojtës i interesave të Kosovës”, mendon Weber.

Ai shprehet më tej se është në dorën e autoriteteve të Kosovës të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në iniciativën për krijimin e një Shengeni ballkanik.

I pyetur nëse është mirë që Kosova të kundërshtojë një nismë të tillë të cilën e mbështet dhe Departamenti i Shtetit amerikan, Weber rikujton rezistencën e Prishtinës zyrtare ndaj presionit të administratës së Trumpit për idenë e shkëmbimit të territoreve, dhe thotë se nuk beson që qëndrimi i DASH do të ketë ndonjë ndikim substancial, në rast se Kosova vendos  të mos përfshihet në një iniciativë të tillë.

Analisti gjerman shpreh më tej skepticizmin e tij lidhur me gatishmërinë e Serbisë për largimin e barrierave tregtare mes shteteve, kur ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë që prej anëtarësimit në CEFTA.

 

l.h/ dita

November 19, 2019 19:17
Komento

2 Komente

  1. Adih November 19, 22:06

    Z Weber ,,citoni qe Rama do te regulloje imazthin qe u denua nga BE per celjen e negocjatave .Ai eshte ne qejf ne ekstaze mbas kesaj note negative qe ori nga BE.. .Jo ore jo zoteri ,jo vetem Edver Rama por edhe opozita nuk e honepsin shtetin shqiptar ne BE . Nuk e honepsin dot diktatin e ligjit dhe transparencen e ligjit te BE..Dhe kjp qe citoj eshte .se Rama nuk ka bere as edhe nje detyre shtepie qe i ka lene Brukseli..Mjere ne populli kokpalare shqiptar .

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 November 20, 10:40

    “Analisti gjerman shpreh më tej skepticizmin e tij lidhur me gatishmërinë e Serbisë për largimin e barrierave tregtare mes shteteve, kur ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë që prej anëtarësimit në CEFTA.”
    e gjitha e thënë në fund të intervistës,shkurt e sakt!!
    kush ka sy të shikojë,kush ka mënd të mendojë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim