Eksperti për Ballkanin: Shqipërisë nuk i hapen negociatat në tetor

August 8, 2019 13:28

Eksperti për Ballkanin: Shqipërisë nuk i hapen negociatat në tetor

Shqipërisë nuk ka të ngjarë t’i hapen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian as në tetor”. Ky është paralajmërimi i ekspertit të njohur evropian për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber sipas të cilit skenari më i mundshëm është që në tetor negociatat të hapen vetëm me Maqedoninë e Veriut

 

Në një intervistë me Gazetën Si, eksperti me origjinë nga Luksemburgu shprehet se kriza aktuale politike në vendin tonë po shërben si një argument për vende kritike si Franca dhe Holanda dhe po errëson perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Bieber është një nga ekspertët me të njohur evropianë për Ballkanin Perëndimor dhe është autor i dhjetëra librave dhe artikujve që lidhen me rajonin. Aktualisht Bieber është Koordinator i Grupit Këshillimor të Politikave për Ballkanin në Evropë dhe Drejtor i Qendrës për Studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, në Austri.

Eksperti fajëson për gjendjen në të cilën ndodhet vendi të gjitha palët politike, duke thënë se qeveria nuk ka ditur si ta trajtojë krizën në vend, ndërkohë që sipas tij opozita ka treguar se është e gatshme të rrezikojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Eksperti evropian ka folur me  edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe skenarin për shkëmbimin e territoreve të cilin e konsideron si ide të tmerrshme.

 

Zoti Bieber, ju keni theksuar shpesh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfida të ngjashme, të tilla si sundimi i ligjit, korrupsioni, kapja e shtetit dhe liria e mediave, sfida që shpesh kanë bllokuar shpresat e vendeve të rajonit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Çfarë hapash mendoni se duhet të ndërmarrë Bashkimi Evropian për të ndihmuar rajonin në adresimin e këtyre sfidave, dhe a mendoni se qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë vullnetin e nevojshëm për të luftuar fenomen të tilla si korrupsioni apo kapja e shtetit?

Komisioni Evropian ka ndërtuar një strategji të mirë vitin e kaluar, por nuk e ka ndjekur sa duhet. BE-ja duhet të ndërmarrë hapa më të qartë dhe kritik drejt qeverive në rajon. Disa prej këtyre qeverie ndoshta janë të interesuara të përballen me kapjen e shtetit, por shumica janë pjesë e sistemit dhe përfitojnë prej tij. Këtu BE-ja mund të bëjë më mirë duke folur me emra konkretë dhe duke ofruar raporte kritike, përfshirë edhe dërgimin e misioneve të posaçme për sundimin e ligjit”, tha Bieber.

Në qershor, Bashkimi Evropian shtyu sërish hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. A mendoni se vendet anëtare do t’i japin dritë jeshile Shkupit dhe Tiranës në tetor, pavarësisht kundërshtimit të vendeve skeptike si Franca dhe Holanda?

Unë mendoj se dhënia e dritës jeshile për Maqedoninë e Veriut është mjaft e mundur, por jam skeptik për Shqipërinë, pasi rezistenca ndaj Shqipërisë është më e madhe në Francë dhe ne vendet e tjera. Për më tepër, qeveria nuk e ka trajtuar mirë krizën e muajve të fundit, krizë që dëmtoi shpresat evropiane për Shqipërinë. Ndërkohë, në fund, edhe qëndrimi i opozitës ka qenë destruktiv, duke treguar se ishte e gatshme të minonte perspektivën evropiane të Shqipërisë për hir të turpërimit dhe largimit të qeverisë” u shpreh ai.

Shqipëria së fundmi është zhytur në një krizë të thellë politike pasi opozita bojkotoi parlamentin dhe zgjedhjet lokale të mbajtura në 30 qershor, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar. A mendoni se mosmarrëveshjet dhe çështjet e brendshme midis liderëve politikë në Shqipëri do të reflektohen në vendimin e Bashkimit Evropian në tetor.

Sigurisht, bojkoti dhe vendimi i qeverisë për të zhvilluar zgjedhje që nuk ishin serioze minuan shanset e Shqipërisë. Unë mendoj se ka pak shanse që Shqipëria të marrë një datë për hapjen e negociatave, nëse nuk zgjidhet kriza’ tha Bierber.

Pse ka të ngjarë që negociatat do të hapen vetëm me Maqedoninë Veriore? Dhe çfarë këshillash do t’u jepnit politikanëve shqiptarë për të shmangur një skenar të tillë?

Skenari më i mundshëm është që negociatat hapen vetëm me Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që ky do të jetë një mesazh i qartë për qeverinë dhe opozitën shqiptare për të mos rrezikuar pranimin në BE për shkak të përplasjeve të brendshme. Ndërkohë që është e vërtetë që kundërshtimi i hapjes së bisedimeve të pranimit në vende si Franca dhe Holanda është në një farë mase i padrejtë dhe i njëanshëm, mënyra më e mirë për t’u përballur me ta është që kritikët të mos japin asnjë arsye për të kundërshtuar ecurinë e vendit. Sidoqoftë, kriza politike në Shqipëri thjesht konfirmoi të gjitha stereotipat negative të këtyre vendeve. Kam frikë se për mungesën e përparimit qeveria do të fajësojë opozitën dhe anasjelltas, opozita do fajësojë qeverinë” citoi Bieber.

Kohët e fundit qeveria shqiptare ka propozuar dy ligje të reja për “shpifjen”. Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizata të tjera ndërkombëtare për lirinë e shtypit i kanë drejtuar një letër të përbashkët të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama duke i kërkuar atij që të tërhiqte amendamentet e propozuara që do të kufizojnë qasjen e publikut në informacion. A besoni se liria e mediave në Shqipëri është në rrezik?

Liria e mediave është nën presion në të gjithë rajonin dhe deklaratat e mbikëqyrësve ndërkombëtarë të mediave duhet të merren seriozisht. Në këtë situate duket sikur ligje te tilla nuk do të ishin të dobishme” tha ai.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar nga ana tjetër se po bëjnë përpjekje për të ndërtuar një rajon të fortë dhe të integruar në BE dhe NATO. A mendoni se angazhimi amerikan do të jetë vendimtar në dialogun Serbi-Kosovë, i cili është në të vërtetë procesi më i rëndësishëm politik që po ndodh në Ballkan?

SHBA është e tejet e rëndësishme, por mesazhet e saja kanë qenë më pak të qarta dhe konsistente që nga presidenca e Donald Trumps. Unë mendoj se mënyra e vetme për të pasur aktore të jashtëm sa më efektiv është një koordinim më i mirë dhe ndërmjet BE-së dhe SHBA-së” tha Bieber.

Çfarë mendoni për mundësinë e shkëmbimit të territoreve ose korrigjimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, si një hap për të arritur marrëveshjen përfundimtare? A mendoni se Bashkimi Evropian duhet të vendosë disa vija të kuqe ndërkohë që udhëheq të dyja palët drejt arritjes së një marrëveshjeje?

Unë besoj se ndryshimet e kufijve janë një ide e tmerrshme, pasi ato do t’i lënë serbët dhe shqiptarët në “anën e gabuar të kufirit” akoma më të rrezikuar. Për më tepër, ato paraqesin rreziqe të mëdha për rajonin. Unë nuk jam i bindur që qeveria aktuale serbe është e sinqertë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, nëse marrim parasysh gjuhën e urrejtjes të përhapur nga mediat afër qeverisë. Do ta konsideroja retorikën e presidentit Vuçiç thjesht si një sinjalizim të gatishmërisë për arritur një kompromis me BE-në, por si një sinjal për t’i dhënë diçka në shkëmbim Kosovës. Për aq kohë sa nuk ka asnjë mesazh të vetëm nga BE dhe SHBA, për presidentin serb është e lehtë të mos e japë asgjë në shkëmbim. Nga ana tjetër, të gjitha palët politike në Kosovës janë të ndara dhe nuk kanë një platformë të qartë se çfarë janë të gatshëm të ofrojnë në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Kjo do të thotë që asnjë palë nuk është aktualisht e gatshme, edhe pse për arsye të ndryshme, të bëjë kompromisin e domosdoshëm për arritjen e një marrëveshjeje” përfundon intervistën Bieber.

 

b.b/dita

 

August 8, 2019 13:28
Komento

19 Komente

  1. MH August 8, 13:42

    Pse ti hapen negociatat shqiperise me nji kryeminister palaqo qe nuk din te perdorin gardroben ne ambientet per ku ftohet e merr pjese.Nji sharlatan “moderrn” anapull.
    Me nji presidnt opozitare me pushtetin.
    Nji parti Demokratike me nji injorant qe nuk ban as per qoban dhenesh e jo ma dhishe.

    Reply to this comment
    • Nuk kemi nevoje per 13 Tetore europiane - As qe ka per tu pranuar Shqiperia ne BE - Kurre August 8, 16:09

      Sigurisht BE i hap negociatat me vrastaret e Serbise dhe kasapet e Ballkanit qe vrane 200 mije njerez te pafajshem (sigurisht myslimane te Bosnjes dhe Kosoves) por jo me Shqiperine. Shqiperine e duan per librat per femije si Harry Potter dhe filma ku e paraqesin si delen e zeze dhe vendin ku jetojne djajte dhe kriminelet e trafikantet. Ata femije qe tani jane bere politikane nuk mund ta pranojne qe Shqiperia eshte nje vend i bukur me njerez te mire dhe mikpritje te papare sepse ju jane shplare trute me histori djajsh dhe monstrash.

      Reply to this comment
    • Peza August 9, 09:45

      Hapja e negociatave me Shqiperine do t’i sherbeje vetem retushimit te pushtetit antishqiptar te diktatori Rama!

      Reply to this comment
  2. intelektuali August 8, 13:56

    PO TANI?

    apo:

    Fajin e ka Mehmet Poliagjenti qe te gjitha te LIGAT i ben me kok t’vet.

    Reply to this comment
  3. kujdes August 8, 15:35

    E pi drogen ky experti Luksemburgut? Me mire te mos hapen se do behemi antare te qirjebythes se keta kishin nje kryeminister te martuar burre me burre. Nuk u doli vera perpara por ju kthyen dhe asaj prapa e ne duam te futemi ne veren e ketyr! Tutje andej nga Kina, pa te shohesh si do ulurijne keta bastarde.

    Reply to this comment
    • Hosteni August 8, 15:51

      Tani ta marresh me kujdes, me shume bythqima kemi ne Shqiperi se sa Luxemburgu. Flas sipas statistikave per banore. Shifra e zeze eshte shume here me e larte. Ne as Kina nuk na duhet. Vetem te na rroje lideri global sa malet duam.

      Reply to this comment
    • Berati August 8, 19:17

      Lere mo cthone keta. Ne i hapem qe para dy vjetesh negociatat. Dhame edhe dekoratat.

      Reply to this comment
  4. Kamani August 8, 15:50

    per dy probleme kapitale Enver Hoxha ka marre automatikisht emrin PROFET per merite te europes kesaj kurve te motit si thoshte Gjergj Fishta
    .
    e para

    qe ne 1991 europjanet qe erdhen ne Shqiperi akuzuan “diktatorin” se na jashte Europe…..sot eshte pikerisht Europa qe po na fut te gropa.
    .
    E dyta

    Na thane se Enveri e :shiti” Kosoven qe nuk e kishte asnjehere…..dhe sot po tallin trapin qe nga Trampi deri te Merkeli..
    .
    Pranimi i Shiperise ne Europe eshte bere nga Gjergj Kastrioti ne shekullin e XV dhe ne vitet 1960-1961 kur Enveri perzuri ruset..

    Reply to this comment
  5. Eri August 8, 16:08

    Kombinimi i aktivitetit antishqiptar te vendeve armiq dhe me myslimanizem eshte e pamundur hyrja ne Be.

    Reply to this comment
  6. hasani August 8, 16:55

    E gjetet nje mender ekspert tjeter per te kundershtuar shqiperine. Po cfare di apo ka ne dore ky ekspert, te cilin e promovoni ne media, apo ashtu si dhe keshilltari i merkel???

    Reply to this comment
  7. Lili August 8, 17:50

    Mos akuzoni evropen per turpin e juaj!
    Pse eshte jo respektuese i institucioneve Rama paska faj evropa a edukata hallabaku qe i ka dhane aneta? Evropa asnje faj ketu ska pse zgedhim njerezet delirante me na udhehequr me duarte tona!
    Qe kemi qef sicili te jemi rahat me veshje sigurisht , po ama jo me pafytyresi sa te shkojme me brekekushe ne 28 nentor apo ne ngjarjet perkujtimore tragjike! Pra cdo gje ka kufi edhe dilettantizmin e KM e paguan Shqiperia e populli shqiptar mbasi reformat nuk jane ba edhe demokracia jone nuk eshte funksionalr!

    Reply to this comment
    • ail August 8, 19:09

      lili

      nuk e di ku jeton dhe me cfare bari ushqehesh por ketu nuk eshte pune e Rames por e Vromes e EUROPES
      .
      qe ka nga 1820 kur ngjizen shtetin artificjal grek me gjak shqiptari per te perzene turqine..

      sot duket qarte se shqiperia bosnja kosova po izolohen nga Europa sipaa planeve te saj..ect pra jane konjukturat nderkombetare…ate qe nuk e bene ne pas 1945-es se ishte Enveri…PO E BEJNE SOT
      .
      mos harro se Rama ka bere vetem kundravajtje dhe gafa por jo krime si Berisha e sateme

      Reply to this comment
      • Lili August 9, 02:48

        perendimi ka ma shume mysliman se gjithe kosova e shqiperia, vetem ne France 5 millione, pra nuk eshte ky problemi! Problemi eshte jo funksionimi i shtetit , jo qendrueshmeria e ligjit( sa ligje kemi bere vetem per pronat ? Ndrysho cdo vjet apo cdo 6 muaj gati sipas tekat e njeshit! )edhe jo reagimi i popullit cka tregon nje shoqeri jo demokratike, jo adheruese ne vlerat evropiane ( prona e shenjt, zbatimi i drejtesise njesoj per te gjithe, akses ne shendetsi e edukim per te gjithe te barabarte fale shtetit qe kompenson dallimet ekonomike etj etj )
        Ketu eshte problemi : nuk jemi ende si shoqeri e si shtet ne nje vend demokratike!
        Kemi ma shume liri se ne kohen e diktatures ok, kemi ma shume mundesi levizje shoreheje etj etj po nuk kemi mekanizme institucionale per te kundershtuar vendimin e Njishit si referendumi popullor,qofte kombtar a lokal, nuk kemi konsultime te popullates para te na shfaqet projektet qe na imponohen nga politikanet e korruptuar, kemi konflikt interesi ne cdo hap te jetes shoqerore institucionale ku gjykatesa vendos per veprimin e te shoqin police, pra te denon vetem pse burri i saj ka vepruar etj etj
        nje mije raste mundem me te treguar per pse nuk jemi per evrope, duke u nisur vetem nga rasti i ime … per trashegimin e babes ku tash nje boss do me ngrit dicka , per te drejten ´vetveti ´ per shtetesine shqiptare kur babe e nene i ke shqiptare te shqiperise, qe na refuzohet edhe pse kushtetuta e garanton( edhe Une nuk kam dyshtetesi si Kadareja juaj, po vetem shqiptare qe ma njeh shteti ku jetoj po jo Shqiperia) etj etj
        Ne Shqiperi ju duket anekdotike ky rast edhe per te drejtat tona nuk ju behet vone sepse as nuk mendoni ju per te drejtat e shqiptareve te diaspores qe deshtet s’deshtet jane qytetare tuaj, n’evrope eshte un point de droit fondamental, dmth nje ceshtje fundamentale e Drejtesise! … kur te kuptoni e te pranoni se shkelja e nje te drejte sado e vogel te jete te nje qytetari eshte nje krim kunder demokracise atehere do jeni gati per evrope!

        Reply to this comment
      • Lili August 9, 02:54

        Ail:
        Ps: jo , nuk jemi te gjithe si ju to pi barr prej sabahit e deri n’aksham se ketu punohet e studiohet e per kete duhet mendje jo te brumosur si tek ju pa fiqiruar hi ç me u ba doktor duke blere diplomat ne kristal apo duke na treguar perralla per diploma te fituar per 3 muaj ne Perendim alla erion Veliaj apo lulzim basha!
        nje rast plus per pse nuk jeni n’evrope!!

        Reply to this comment
  8. Te flasim e shkruajme drejt shqip August 8, 19:10

    Nuk thuhet “ka te ngjare”, por “ka te gjare”.
    Jane dy fjale te ngjashme por me kuptime krejt te ndryshme.

    Reply to this comment
  9. Lali hajdut August 8, 20:34

    Kur te futet erdogani atehere do te futet edhe albanistani. Me politianet. Qe kemi ne do te shkojme ne afrike. Nuk ka faje europa kurve po me kurva jane politkanet shqiptare hajdute dhe te koruptuar

    Reply to this comment
  10. Lili August 9, 02:57

    Shqipet gjithemone fajin tek te tjeret fuan me spostuar!!!
    Cka tregon nje infantilizm shoqeror e nje jo kapacitet me reflektuar si shoqeri per problemet e rrejdhimisht nje pamundesi per me i zgidh problemet!

    Reply to this comment
  11. Alban August 9, 12:08

    Pra sipas ekspertit opozita ‘që sipas tij opozita ka treguar se është e gatshme të rrezikojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë’. Kaq mjafton. Pra opozita per karrige te vet na la jashte Europe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim