Ekspertiza mjeko-ligjore: Vajza u dhunua, polici fshehu gjurmët

September 28, 2018 18:46

Ekspertiza mjeko-ligjore: Vajza u dhunua, polici fshehu gjurmët

Ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkoshme për punë deri në 9 ditë. Ekspertiza mjeko-ligjore këtë gjë ia konfirmoi prokurorisë.

Në dy ditët e hetimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) janë konstatuar një sërë shkeljesh në trajtimin e padisë së bërë nga Xhisiela Maloku e cila ishte paraqitur për të bërë kallzim ndaj Rexhep Rrahjës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Kallzimi dyshohet se ishte për dhunë, përdhunim dhe rrëmbim. Por, pavarësisht ngjarjes së rëndë, vajzës nuk i është ofruar menjëherë urdhër-mbrojtjeje, ndaj për këtë arsye edhe oficeri Gentian Çitozi, i cili i mori çështjen, u pezullua nga detyra pas ankimit të vajzës dhe më pas më datë 25 ndaj tij është regjistruar procedim penal për shpërdorim detyre.

Por, oficeri Çitozi po ashtu dyshohet se gjatë marrjes së kallzimit ka tentuar të lehtësojë pozitat e të dyshuarit Rexhep Rrahja duke mos evidentuar dhunën fizike. Edhe në bazë të asaj që oficeri ka evidentuar, ai nuk ka ushtruar të drejtën e ndalimit me iniciativë.

Megjithëse, sipas deklarimeve të saj, Xhisiela Maloku më pas ka kërkuar që të tërheqë kallzimin, në Prokurorinë e Krujës ka shkuar materiali ku vepra penale ishte zbutur në kërcënim me mesazhe telefonike.

“Më datë 21.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.Rr, vjeç 24, banues në fshatin Zezë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur e kanosur me anë të mesazheve telefonike shtetasen Xh.M, vjeçe 25. Neni 120 i Kodit Penal”.

Ndërkohë, sipas verifikimeve të SHÇBA-së, oficerit që denoncoi rastin Emijano Nuhu i është deleguar çështja më 27 korrik pas pezullimit të kolegut të tij Çitozi.

 

v.l/ Dita

September 28, 2018 18:46
Komento

7 Komente

  1. lana September 28, 19:12

    Keta pushtetaret dhe femijet e tyre te vrasin te djegin te poshterojne dhe te shfryjne dufin e tyre e mos te denohen kjo eshte poshtersia me madhe ne shqiperi ku viktima ka frik te ngreje zerin per nje te drejte qofte nga dhunimi nga nje me pushtet ky eshte realiteti i hidhur.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 28, 19:37

    Po ndaj djalit te deputetit u mor ndonje mase mo apo hic? He me ju lumte qe po beni shtet me policine qe deshet e me prokurorine e gjyqesorin qe deshet.

    Reply to this comment
  3. Arben September 28, 19:52

    Nxirrini ato fotot e vajzes e nxire e gjitha, o shoket e dites.

    Reply to this comment
  4. mirel September 28, 19:54

    Plera, pisa, kerma, ndyresira.
    Cfare mund te thuash per sinqeritetin e pozites.
    Kane kaq kohe qe genjejne si kurvat.
    Doli dhe plera deputet i jati dhe tha qe vajza ish xheloze pse i biri eshte me pushtet.
    Kaq te ulet jane, sa nevojen per drejtesi e quajne xhelozi.
    Bandite me pushtet.

    Reply to this comment
  5. Alban Dega September 28, 21:43

    PERDHUNUESIT E XHESILES NE PRANGA !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    CFARE MASKARALLEKU DHE MASHTRIMI BANDITESK I SALI BERISHES DHE PERDHUNUESVE POLITIKE E MEDIATIKE TE PARTISE BABALE LULEZIM BASHES, EDI PALOKARI, GRIDA DUMA, MONA CIZMHA… BASIR COLLAKU, BLENDI KORAN TOPTANI E CO. I JANE VERSULUR SI HIENAT NJE VAJZE FATKEQE DHE PO E PERDHUNOJNE ME KEQ E ME BARBARISHT SE I DASHURI I SAJ !
    NESE AJO ESHTE MBI MOSHEN 18 VJECARE KA TAGER TE PLOTE LIGJOR DHE AVOKATI E DESHMITARI PAMOR I SAJ TREGON PA MEDYSHJE SE NUK KA PARE ASNJE SHENJE DHUNE NE TRUPIN E SAJ DITEN QE KA TERHEQUR DENONCIMIN E SAJ QE ESHTE E NJEJTA DITE ME PARAQITJEN E SAJ NE POLICI .
    PO ASHTU AVOKATI I SAJ VERTETON QARTAZI SE MARRESI I DENONCIMIT NUK ESHTE MASHTRUESI DHE CIMKA E BERISHES NE POLICINE E FUSHE-KRUJES EEMILJANO NUHU, POR OFICERI I POLICISE GJYQESORE GENTIAN CITOZI!
    TE NJEJTEN GJE E RIKOFIRMON ZYRTARISHT DHE LIGJERISHT, ME FAKTE E PROVA TE PAKUNDERSHTUESHME, DREJTORESHA SHCBA-SE Z. ANILA TRIMI QE ME 21 KORRIK 2018 EMILJANO NUHU NUK KQ QENE FARE NE STACIONIN E POLICISE SE FUSHE KRUJES.
    QE KETU BIE KREJT KESHTJELLA PREJ RERE RENASH SKANDALOZE TE REGJIZOREVE SALEH BERISHES, LULEZIM BASHES… DHE SKENARISTIT TE PAGUAR PREJ TYRE DHE TE DESHTUAR KEQAZI BASIR COLLAKU, CKA ME OSE PA PAGESE NGA PARTIA BABALE PERBEN NJE KRIM TE RENDE DHE NJE SHKELJE FLAGRANTE TE LIGJEVE SHQIPTARE DHE NDERKOMBETARE TE PERSERITUR TE TYRE PER AZILIN POLITIK DHE PER DESTABILIZIMIN POLITIK TE VENDIT .
    PERVEC HETIMIT TE NGJARJES SE DHIMBSHME TE XHESILA MALOKUT, TE HETOHET EDHE ROLI I NDYRE I KAMIKAZIT TE BERISHES DHE PARTISE BABALE, BASIR COLLAKU JO VETEM NE KETE RAST, POR EDHE ATE TE DRITAN ZAGANIT, I DENUAR ME VENDIM TE FORMES SE PRERE ME TRE VJET BURG NGA GJYKATA E VLORES.
    NJEKOHESISHT MINISTRIA E BRENDSHME, MINISTRIA E DREJTESISE DHE PROKURORIA E PERGJITHSHME TE PERGATISE DOSJEN ME DOKUMENTE E DESHMI LIGJORE DHE TE KERKOJE NGA KOLEGET E TYRE TE ZVICRES ANULLIMIN E STATUSIT TE AZILANTIT POLITIK PER DRITAN ZAGANIN DHE EKSTRADIMIN E TIJ DHE TE EMILJANO NUHUT NE SHQIPERI PER KRIME TE RENDA DHE MASHTRIME FLAGRANTE ME QELLIM QE TI JEPET FUND SAGES SE PARTISE BABALE DHE MAFIAS SE SAJ MEDIATIKE, QE, SIC E FSHIKULLOI MJESHTETISHT DEPUTETI I PS-SE DHE KRYETARI I KOMISIONET TE LIGJEVE TE KUVENDIT TE SHQIPERISE ZOTI ULSI MANJA MBREME NE “OPEN” TE TOP CHANAL , JANE KTHYER NE ZYRA AZILI POLITIK TE RREME DUKE SHKELUR LIGJET SHQIPTARE DHE NDERKOMBETARE !
    PERDHUNUESIT POLITIKE… DHE MEDIATIKE TE XHESILES NE PRANGA !
    LIGJ E DREJTESI !
    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN !

    Reply to this comment
  6. Pallavra September 29, 01:54

    Shtet plehre me milet injorant qe vazhdon t’i votoje me zell te madh

    Reply to this comment
  7. kasem gahinji September 29, 14:07

    kjo,sa duket ne foto dhe paraqitet si akt ekspertize per mua eshte fallso.dokument pa koke,pa ore dhe date:-sot,dt x,ora x u krye akt ekspertimi ligjor i personit x y.,ne rezence te…jo cdo vizite te mjeku eshte akt ekspertim ligjor.nuk mund te konkludohet se…eshte ushtruar dhune,eshte djegur…mjeku,qofte edhe ligjor nuk mund te percaktoje se dhuna eshte ushtruar nga tjeter person.ato i percakton hetimi i ceshtjes.le ta zeme,pra supozojme,se ato shenja jane shkaktuar nga vete autorja(me falni per supozimin,nuk eshte ky qellimi im)?a mund te ndodhe kjo?pra,akt ekspertimi ,per mua nuk eshte nga njerez kompetente.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim