Ekspertiza mjekoligjore zbardh shkakun e vdekjes së suedezit

March 13, 2016 13:41

Ekspertiza mjekoligjore zbardh shkakun e vdekjes së suedezit

Ekspertiza mjekoligjore ka përcaktuar si shkak të vdekjes së suedezit Jim Backlund politraumën.

Këtë e konfirmon Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili thotë se se 40­ vjeçari suedez, menaxher i “Regency Casino” ka pësuar një politraumë nga katër dëmtime.

Bucklund u gjet dy ditë më parë i vdekur poshtë banesës së tij. Ai ishte hedhur nga kati i tretë dhe ka pësuar dëmtime kur është përplasur me tokën, raporton Panorama.

Këto dëmtime i kanë shkaktuar hemorragji dhe më pas vdekjen. Pak orë pas ngjarjes, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Pranvera Backlund, e cila shkruan në FB: “I lutem Allahut të të marrë në parajsë në një botë më të mire sesa e ndyra që është këtu. Të lutem përkujdesu për ne”.

March 13, 2016 13:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin