MPJ kërkon ekspertizë amerikane për projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon

Redaksia Online September 19, 2013 17:26

MPJ kërkon ekspertizë amerikane për projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi sot se ka kerkuar ekspertizën e SHBA për një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon. Kërkesën ia ka drejtuar vetë ambasadorit  Arvizu, në të parën pritje në Ministri pas marrjes së detyrës si kryediplomat i vendit.

“ Në kuadrin e konsultimeve që qeveria e re ka vendosur që të ketë në mënyrë më të konstrukturuar me dy partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, i kam kërkuar ambasadorit nevojën për ekspertizë amerikane për të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon në kushtet kur në periudhën e fundit ka patur disa zhvillime pozitive sic ishte arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kroacisë dhe kalimi i disa gazsjellësve në rajon,çka impionon një gjasje të re strategjike në rajon”tha Bushati në një deklaratë për mediat.

Vetë diplomati amerikan e cilësoi këtë si një lajm të mirë:  “Ndava mesazhin me Ministrin që SHBA kanë qenë shumë të kënaqura që kanë parë diplomacinë aktive të ushtruar nga kryeministri dhe ministri. Qoftë Italia, Greqia apo Turqia, e gjithë kjo është Europa e bashkuar, pjesë e ëndrrës së Shqipërisë. Dëshiroj të them që ndjehem i nderuar që morëm kërkesën nga ana e ministrit për ndihmë nga ana strategjike. Shqipëria është një histori e shkëlqyer e pandarë me të tjerët dhe me të vërtetë më vjen mirë që mund të ndihmojmë që të mund të përhapim këtë lajm të mirë. Presim me kënaqësi vazhdimin e këtij aktiviteti aktiv të Shqipërisë”, tha ambasadori amerikan.

Më herët Bushati zhvilloi një takim edhe me ambasadorin e BE ne Tiranë Ettore Sequi. Pas takimit me shefin e ri të diplomacisë shqiptare, ambasadori i Sequi bëri një parashikim edhe më optimist për marrjen e statusit në dhjetor.

 

Redaksia Online September 19, 2013 17:26
Komento

6 Komente

  1. raimondi September 19, 17:36

    Ky Bushati eshte komplet deficient

    Ne jemi shtet I pavarur ne politken tone t ejashtme , nuk jemi nje satelit I USA, ndja keto fjale qe thjote Bushati per strategjine jane nje gomarrlek me thes.

    Dhe dihet pak a shumne cila duhet t ejete strategjia jone e jashtme

    Ne duhet te krijojme nje strategji si te bashkojme trojet tona ne te ardhmen dhe te kujdesemi
    per shqiptaretr qe jetojne be Ballkan qe tu respektohen te drejtat dhe lirite e tyre humane

    Ndersa neper bote Minsitria e jashtme duhet ti perdore ambasadat per te bere propgande ne regullimin e imazhit te shqiptareve en bote
    Per kete te krijoje here pas here takime me Artiste, sportiste intelektuale elitare shqiptare ne vendet kryesore te EU-se dhe ne USA ..

    ..Keto I sherbejne regullimit te imazhit tone ne bote, imazh te cilin mundohet te na I prishe propaganda serbo-greke qe zhvillohet kudo ne bote kunder shqi[pareve

    Ndaj nuk emerohen ne poste drejtues kalamjte , qe kane experience pune zero, se nuk dijne nga lidhet gomar
    i dhe bejne gafa skandaloze si puna e ketij Bushatos prej Shkodre

    O Bishatlli , Shqiperia e ka fituar pavarsine qe 100 vjet para, ndaj beje politken pa u lidhur pas te huajve, , por pas interesave te Shqiperise e shqitpareve ne Rajon

    Reply to this comment
    • kokpalari i 21 janarit September 19, 18:45

      o Raimond e di si flet ti? Sikur i vendos Bushati keto pune. Ik futi nje pjate fasule

      Reply to this comment
      • xixa September 19, 19:04

        Ketij Diteziut te bushatit i duket sikur po ben ndonje veper te madhe politike kur thote “hajde ju qe me perdoreni si leter higjenike dhe me beni strategjine e politikes se jashme”? Keto mutera tallin bythen me ne! Po megjithate mire na e bejne kur jo vetem politikanet e qelbur dhe servila deri ne palce, por edhe populli qe s’ka buke te haje rrin e degjon porthet e tyre!
        Pthuu ….

        Reply to this comment
  2. arben September 19, 19:10

    o rajmond ti flet si e jema e zeqos maje thanes

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi September 19, 20:31

    Edhe miqte kane rolin e tyre per te na ndihmuar per punen e projektimit tone ne rajon por të mos harrojme se kryesore jane zhvillimet e brendeshme. Po ta kesh ketu p.sh te mbushur me krim ose me varferi asnje ndihme projektuese nuk vlen. Kryesore jane zhvillimet e brendeshme. Duhet kujdes me kerkesa te tilla sepse me duket sikur u themi te huajve hajde na rregulloni nusen ne shtepine tone kur per zbukurimin e nuses kujdesen të zonjat e shtepise?

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi September 19, 20:33

    VR! Edhe miqte kane rolin e tyre per te na ndihmuar per punen e projektimit tone ne rajon por të mos harrojme se kryesore jane zhvillimet e brendeshme. Po ta kesh ketu p.sh te mbushur me krim ose me varferi asnje ndihme projektuese nuk vlen. Kryesore jane zhvillimet e brendeshme. Duhet kujdes me kerkesa te tilla sepse me duket sikur u themi te huajve hajde na rregulloni nusen ne shtepine tone kur per zbukurimin e nuses kujdesen të zonjat e shtepise?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*