Ekspertizë për çrregullimet seksuale e mendore të Prrenjasit

December 6, 2013 09:36

Ekspertizë për çrregullimet seksuale e mendore të Prrenjasit

Gjykata e Tiranës shtyu dje përsëri seancën në ngarkim të të pandehurit Ardian Prrenjasit, i cilësuar si “monstra” që rrëmbente dhe përdhunonte fëmijë të mitur. Gjatë seancës u dëgjua edhe dëshmia e një personi që punonte në të njëjtën kompani me Prrenjasin. Dëshmitari deklaroi se Ardian Prrenjasi mungoi në punë ditën kur u arrestua nga policia dhe sipas tij nuk mungonte asnjëherë, pasi ishte i rregullt, duke mos rënë fare në sy. Punonjësi rrëfeu gjithashtu se i ra në sy mungesa e të pandehurit dhe shkoi ta kërkonte në shtëpi, por pasi nuk mori një përgjigje lajmëroi policinë.

“Ishte person i rregullt dhe nuk binte në sy. Dy ditë para ngjarjes na tha që kishte dhimbje stomaku, u bëmë merak, njoftuam policinë dhe më pas nuk dinim gjë rreth situatës së tij”, u shpreh dëshmitari.

Trupi gjykues caktoi një mjek psikiatër për të përcaktuar gjendjen mendore të Ardian Prrenjasit. Ai kërkoi që të verifikohet nëse i akuzuari ka çrregullime mendore, çrregullime seksuale dhe nëse paraqet rrezikshmëri.

“Të përcaktohet jeta e tij seksuale dhe gjendja psikologjike. Gjithashtu të zbulohet nëse në fëmijërinë e tij ka qenë i abuzuar seksualisht, apo ka pasur precedentë të tillë”, ishte kërkesa e gjykatës.
Ardian Prrenjasit, i njohur dhe si “monstra i Laprakës”, akuzohet për mbajtjen peng dhe dhunimin seksual të një të mituri. Në momentin e arrestimit Prrenjasi deklaroi se kishte vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, djali i mitur i një funksionari të lartë të SHISH, gjatë vitit të kaluar në kryeqytet, i cili rezulton i zhdukur, por ende nuk është vërtetuar nëse ka lidhje me zhdukjen e të miturit.

Më tej vetë Prrenjasi ndryshoi deklaratën, duke u shprehur se nuk është autor i zhdukjes së Julianit dhe se e kishte pranuar akuzën në momentin e parë nga frika prej policisë dhe keqtrajtimeve. Prrenjasi në hapjen e gjyqit ka dëshmuar se ai ka mbajtur peng dhe dhunuar seksualisht një fëmijë 10 vjeçar që banonte në Laprakë dhe më pas u zbulua nga policia dhe banorët që e kërkonin.

Fëmija u gjet i fshehur poshtë tavolinës së kuzhinës, kurse Prrenjasi u përpoq të arratisej, por pa sukses.

Aksioni ndaj tij u krye tetorin e vitit të kaluar dhe jetonte me qira prej shumë vitesh aty, ndërsa kishte edhe një të dashur. Prrenjasi ka qenë disa herë i ndaluar për krime seksuale dhe rrëmbim të fëmijëve, në Librazhd dhe Tiranë.

 

December 6, 2013 09:36
Komento

1 Koment

  1. eni December 6, 12:14

    Cfare domethene nese eshte i semur mendor , apo .. i rezikshem ????
    Une nuk po kuptoj me se ku po jetojme dhe se sa te padrejta jane ligjet .
    Nese do i kishte ndodhur ndonje e tille femije t gjykatesve do te doja ta dija se si do silleshin .
    Sistemi po i dhunon per te dyten here keto viktima , qe jane thjesht femij .
    Me keto leksioni cfare presim te bejne kur te rriten ?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*