Eksploruesi legjendar: Disa fakte që duhet t’i dini për Marko Polon

March 22, 2018 14:04

Eksploruesi legjendar: Disa fakte që duhet t’i dini për Marko Polon

Në vitin 1271, tregtari venecian Marko Polo u nis me të atin dhe xhaxhain në një udhëtim legjendar në të gjithë Azinë. Gjatë udhëtimit të tij 24-vjeçar, Polo u bë një nga europianët e parë që shëtiti e njohu qytete, kultura dhe teknologjinë e Lindjes së Largët. Zbuloni 11 fakte magjepsëse për jetën e një prej eksploruesve më të mëdhenj të historisë.

Udhëtimi i famshëm i Marko Polos u shkrua në burg

Marko Polo njihet për librin e tij aventuresk “Udhëtimet e Marko Polos”. Por, këto të dhëna të udhëtimeve të tij në Lindje janë shkruar pas hekurave. Në vitin 1928, 3 vjet pasi u kthye nga udhëtimi i tij, Polo u arrestua pasi udhëhoqi një kryengritje në një betejë kundër rivalit të shtetit italian, qytet-shtetit të Xhenoas. Në burg njohu një shkrimtar me emrin Rustichello të cilit i tregoi historinë dhe ai e shkruajti, edhe pse libri mban emrin me autor Marko Polo.

Marko Polo nuk ishte i pari europian që udhëtoi në Azi

Marko Polo mund të jetë rrëfimtari më i njohur që udhëtoi në Lindjen e Largët, por me siguri nuk ishte i pari. Murgu françeskan Giovanni da Pian udhëtoi në Kinë në vitet 1240, 20 vjet para se Polo të linte Europën. Emisarë të tjerë katolikë e ndoqën murgun më vonë, që udhëtuan në vitet 1250 për të kthyer mongolët në kristianë.

Marko i njihte shumë pak të atin dhe xhaxhain kur ata nisën ekspeditën

Pak muaj para se Marko të lindte në vitin 1254, babai i tij Nikolo dhe xhaxhai Maffeo u larguan nga Italia në një ekskursion tregtar në Azi. Vëllezërit u kthyen në Venecia kur Marko ishte 15 vjeç. Edhe pse ishin të huaj për njëri-tjetrin, Marko iu bashkua ekspeditës së babait dhe xhaxhait të tij dhe udhëtuan për më shumë se 20 vjet.

Marko e shpenzoi pjesën më të madhe të udhëtimit të tij si i dërguar i sundimtarit mongol Kublai Khan

Familja Polo merrej me tregti sendesh të rralla si mëndafshi e erëzat, por udhëtimet e tyre ishin më shumë se sa një mision tregtar. Marco, Maffeto dhe Niccolo ishin të punësuar edhe si emisarë për perandorin mongol Kublai Khan. Ata krijuan një lidhje të veçantë me perandorin, besimi dhe mbrojtja e të cilit, i lejonte Polot të lëviznin lirisht.

Marko i ngatërronte disa kafshë me krijesa mitologjike

Pasi u rikthye nga Azia, Marco Polo kishte mbajtur shënime për kafshë të pazakonta që kishte parë, si elefantë, krokodilë e majmunë. Por shpesh, udhëtari i ngatërronte këto kafshë me krijesa të çuditshme mitologjike e legjendare. Një nga më të çuditshmet që ai kishte parë ishin rinocerontët.

Polo ishte ndër të parët europianë që përshkroi teknologjitë e përparuara në Kinë

Nuk është e vërtetë që ishte Marko Polo që futi makaronat për herë të parë në Itali, pasi kjo pjatë kishte ekzistuar në Europë prej shekujsh, por nuk ka dyshime që ai i bëri të vetëdijshëm perëndimorët për shumë shpikje të kinezëve. Ai i familjarizoi lexuesit e tij me konceptin e parasë letër, që nisën pak kohë pasi ai erdhi në Europë.

Polo-t mezi dolën gjallë nga Azia

Pas dekadash udhëtime dhe përballje me vdekjen, Polo-t i kaluan pengesat e tyre më të mëdha kur u përpoqën të ktheheshin në Itali. I shqetësuar se largimi i tyre do ta bënte të dukej atë të dobët, perandori Kubali Khan refuzoi t’i linte të largoheshin nga shërbimi. Por ata u lejuan kur ranë dakord për të shoqëruar një princeshë mongole në Persi nëpërmjet detit.

Polo-t humbën shumë nga pasuria e tyre kur u rikthyen në shtëpi

Pasi u larguan nga territori mongol, Polo-t nuk mund të mbështeteshin më tek mbrojtja e perandorit Kublai Khan. Shumë piratë në mbretërinë e Trebizond, Turqia e sotme, u grabitën atyre 4 mijë monedha ari bizantine. Por pavarësisht humbjes së madhe, Polo-t arritën në shtëpi në vitin 1295 si njerëz të pasur.

Shumë nga bashkëkohësit e Marko Polos i quajtën tregimet e tij gënjeshtra

Përshkrimet e shumta të Markos për Lindjen e Largët nuk besoheshin nga të gjithë lexuesit. Madje shumë nga bashkëkohësit e tij i quanin përralla. Lexuesit kishin arsye pse ishin skeptikë: Polo dhe shkrimtari i tij Rustichello ishin të prirur t’i ekzagjeronin ngjarjet që përjetonin. Por thuhet se Marko në shtratin e vdekjes të ketë thënë: “Nuk kam treguar as gjysmën e gjërave që kam parë”.

Rruga e Marko Polos u bë pothuajse e pakalueshme pas rikthimit në Venecia

Kublai Khan vdiq gjatë rikthimit të Polo-ve në Venecia, duke bërë kështu që të rrëzoheshin të gjitha mundësitë që Marko të rikthehej përsëri në Lindje të Largët. Grupet fisnore kishin bonifikuar shpejt tokën përgjatë rrugës tregtare të njohur si Rruga e Mëndafshit për të ndërprerë lidhjet e Lindjes me Perëndimin. Marko nuk e la kurrë më territorin venecian në dy dekadat e fundit të jetës së tij

Marko Polo ishte ndikim i madh për eksploruesit e tjerë, përfshi Kristofor Kolombin

Marko Polo nuk e pa kurrë veten si eksplorues, ai preferoi termin “udhëtar”, por bëmat e tij inspiruan një gjeneratë të tërë udhëtarësh e aventurierësh. Në mesin e ndihmësve të tij ishte edhe Kristofor Kolombi që gjithnjë mbante një kopje të librit “Udhëtimet e Marko Polos” gjatë udhëtimeve të tij për në Botën e Re./History Channel/

a.s/dita

March 22, 2018 14:04
Komento

10 Komente

  1. demo March 22, 19:43

    Marko Polo nuk ka qene kurre ne Kine.Eshte nje mashtrues.Ka mbledhur deshmite e tregtareve arabe,persiane,mongole,kineze,qe takoi ne Konstandinopoje.

    Reply to this comment
  2. MH March 22, 21:48

    Nji fakt i vertet per Marko Polon e keni ne rreshtat e shkruar nga fillimi.
    Ne vitin 1928 Marko Polo arrestohet.Ndersa per historin e jetes se tije flitet se paskesh jetuar qe nga viti 1271.
    Une di qe kjo gazeta asht serioze dhe nuk e ban veten per te na tallur neve,lexuesit.

    Reply to this comment
    • DinPaku March 29, 15:35

      Gazeta natyrisht eshte serioze, por jo shkruesit e saj, sidomos keta te ketyre lloj shkrimeve, sado qe Merua u bie kokes, nuk mund te evitojne dot gabimet. Ajo date 1928 eshte 1298, por kjo nuk eshte ndonje gje e madhe, por ç’ti thuash kesaj, qe: ” ne mes te ndihmesve te tij (Marko Polos) ishte edhe Kristofor Kolombi”, qe ka jetuar 2 shekuj me pas.

      Reply to this comment
  3. Pellazgos March 23, 01:25

    Markopoulos ka qene Greke nga Kreta,ashtu si Kolombos.
    Kur ra Kostandinopoli tek Osmanet nje pjese e madhe sjkian ne Magna Grecia pothuajse jugu ishte me Greke dhe aty shkuan edhe Arvanitasit qe nuk u turqizuan.
    Nga Greket e Kostandinopolit filloi edhe Rilindja Evropiane,ne Padova ne Neapolis etj hapen Universitete.
    Evropa pa rene Kostandinopoli ishte sketerre,barbarizem.
    Ne kete kohe lindi edhe Shekspiri ne 1564 A.D.,se lexoi Eskilin,babain e Tragjedise.

    Reply to this comment
  4. Kola March 23, 09:49

    Sa te gjithedijshem jemi ne shqiptaret qe dime vetem leshte e Marikes. Ky Demua qe duhet te jete nje dumo, thote me pergjegjesi se Polo s’ka qene asnjehere ne Kine. Tjetri nuk i fal gazetes nje lapsus qe sigurisht mire do ishte te mos behej. Por ne puritanet s’i falim lapsuset. I treti duket qe eshte me gomar nga dy te paret, na verteton faktin qe Marko Polo, qenka nga Kreta dhe keta indigjene qe rilinden Evropen, e lane Greqine te rilindej ne shekullin e 18. Te gjitha keto traplliqe vertetohen me faktin se ne ate kohe paska lindur edhe Shekspiri (Vure re injorancen e ketyre te gjithedijshmeve: Nga viti 1271, shkon lehtesisht ne vitin 1574) E c’te shtojme me…Idiotizmat e te gjitha llojeve mund ti gjesh ne keto komente ku secili merr pozen e profesoreve.

    Reply to this comment
  5. ! March 23, 11:02

    Gjithcka qe flitet per Marco Pollo veneciani i shquar
    eshte e vertete .
    Prandaj tregohuni me te duruar “uo shqipo”
    nuk ju detyron njeri , te flisni per gjera ,per te cilat,
    ju mungojne dijenite ose informacionet .

    Reply to this comment
  6. Pellazgos March 23, 14:16

    Zoti Kola,aresyeja pse nuk e besonin Marko Polon per ato qe thoshte,tregon edhe nje hrre se sa ngritje kishte Evropa ne ate lohe
    E kipton ty qe pa Eskil,Sofokli,Euripidis rtj nik ka Shekspir?
    Lexo nje here Nitchen e Madh se cfare thote per Gdeqibe dhe Greket atehere do ndryshosh edhe dozen e urrejtjes kunder atyre qe krijoi Dhimokratine,Lojerat Olimpike,Theatrot.
    Injoranca eshte kata -strofi,apo skizo-freni.
    Vetem injorantet dhe antigreket mohojne Historine e Albanistanit,sa qe edhe Polis e Apollonine per nder te Perendise Greke te Apollonit e quajne “Shqipetare”,por nuk na e shpjegojne pse gjithe bota i thote Mitho-Llogia greqisht dhe jo llafo- perralla “shqip”.
    Une them se cfare kane thene ata qe njihen si filizofe Evropiane per Greqine.
    Edhe Jeorgios Kastriotis ishte kren are qe ishte Epirote dhe per gjalun me Aleksandros,Pirros,Arxileas,Odhiseas bijte e Zeusit.
    Por nacionalizmi i nje vendi si “Shqiperia” qe eshte e njohur thjesht mtslimane eshte fatkeqesi per kete vend me histori dhe Cicilizim Greke.
    Do thuash ty qe edhe Romaket.
    Por ata perdoren gjuhen Greke te Filosofise,Dhimokratise,Tragodhias,Perendite Greke i kopjuan,kthyen Thetarot ne Gladiatore,etj.
    Shqipetaret e vertete qe u quajten Arvanitas lyftuan per Greqine kunder Osmaneve dhe turkoallvanosave qe kishin ndergjegje turke,sa per “shqipetare” ne vitet 1800 as qe behej fjale,megjithese edhe fjala shqipetare vjen nga Shqiponja Greke e Bizantit.
    Te kane shpelare trurin kaq shume zoti Kola sa nuk ka ilac te te sheroje.
    Pyetja eshte,pse myslimanet apo te ashtiquajturit “shqipetare” nuk vetequhen Epirote?
    Se kur u krijua Shqiperia si zone autonome u vendos edhe emri Albania.
    Pse ky emer,kur ne shekujt e meparshem njifeshin si Arvanitas apo Arberesh?
    Cne Albania?
    Sa per Marko Polon dhe Kristoforos Kolombos kishin pothuajse te njejtin fat.i pari u burgos kurse te dytin e vrane ne udhetimin e dyte.

    Reply to this comment
    • Marko Polo March 23, 22:57

      Pellasgos ,

      komento temen per te cilen behet fjale
      e boll me greqizimin e Historise Njerezimit .
      Greqia krenohet me Historine e Legjendave ,
      me trimat e prrallave te Homerit (qe nuk i njihet deri me sot kombesia e vertete )
      por qe me realitetin historike s’kan te bejne aspak ,
      sepse ne Historine e Jetuar qe njef njerezimi ,
      nuk ka histori greqie e trima greke si Tregojne Prallat e Homerit !
      Pra ne shqiptaret ndryshe nga ju greket ,
      kemi nji Histori te jetuar e njohur nga gjitha Bota .
      Pra boll pellite mbi Historine e Madheshtine e Helaqin tend .
      Ke nji nivel mjaft e filozofi ordinere te kuptuari kte Bote .Te diskutoshe me ty eshte kohe e humbur .

      Reply to this comment
    • Doni apo nuke doni ju o pjese e jashteqitjes shqiptare-greke-sllave pikat jane vene mbi i-ne per lashtesine e popullit shqiptare. March 28, 11:59

      O palaco e fallsifikatore te historise.per kujtese e dije,shqiponja me dykrena eshte krijuar e montuar nga perandori ilir Justinjani, per te treguar dy perandori ate te Romes dhe Bizantit qe u krijuan nga kushtet e rrethanat e kohes nga perandori Justinjan me prejardhje nga Iliria.O dobic shqipfoles i palles se jashteqitjes greke,a e din ti se Akropoli ne Athine eshte veper e projektuar dhe ndertuar nga iliret ne token e tyre dhe eshte aqe e vertete eshte sa jane dhe suljotet me fise e rrenje ilire ne tokat e stergjysheve te tyre.Dhe se fundi pavaresine nga Turqia osmane a nuke ishin kapedanet suliote me Bubulinan ne dete e toke qe me fuqine e armeve ja bene te mundur rrealizimin e saje,Greqis, dhe bindu se dhe krieminista kane qene me te shumtet arvanitas qe kane qeverisur Greqine se sa greker, pa harruar se ne tere Greqine ka mbi 3000 fshatra arvanias,pra shqiptare.Duke mos harruar se historine nga Homeri tek Akili e Odisea e bene shqiptare me origjine te ardhur nga lashtesia,kur gjuhen shqipe ne hiroglife e shkuante Thoti qe e pasuan farajone,pra fara-one.O bastard i palles se jashteqitjes greke,sa me shume te lexosh,aqe me te paditur do ta shikosh vetveten.Te komentosh eshte sa dije,aqe dhe profesion,por te zhgaravitesh rrealitetin e gdhendur ne shekuj,eshte sa padije,aqe dhe pjelle e ligesise qe gjithone ka patur nje fund te turpshem dhe pa kthim.Dhe se fundi dhe perendite Zeus,Aferdita,e Posejdon flasin shqip si shume ZOTA te permendu ne lashtesi.

      Reply to this comment
  7. demo March 23, 14:49

    Nuk e them une or Kole,e thote studiuesja amerikane Meri Lloid,qe ka botuar goxha liber per kete pune.Ojo rendit disa argumenta,qe vertetojne se Marco Pollo eshte nje mashtrues dhe nuk kaqene kurre ne Kine. Me sa mbaj mend une disa nga argumentat jane:Nuk e permend kurre Murin e Madh kinez,qe ne ate kohe egzistonte dhe duhej ti bente pershtypje nje udhetari.
    Nuk permend porcelanin kinez me cilesi te rralla, ne ate kohe Europa nuk e njihte porcelanin,ashtu si nuk njihte edhe barutin,letren,busullen dhe te tjera risi teknologjike qe erdhen nga Kina. Per me teper sundimtaret e vendeve te Kines,qe pretendon se ka takuar Marco Polo,nuk kane jetuar ne ate kohe,por dhjetra vjet para tij. TI KOLE NUK KE LEXUAR AS MARKO POLON,AS ARGUMENTAT QE E NXJERRIN NJE MASHTRUES HISTORIK..Dija eshte e gjere dhe sa me pak te dish,aq me i sigurte je.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*