Eksploziv makinës së drejtorit të burgut të Fushë Krujës, plagoset Arben Suloj

January 19, 2015 09:01

Eksploziv makinës së drejtorit të burgut të Fushë Krujës, plagoset Arben Suloj

Automjeti i drejtorit të burgut të Fushë- Krujës ka shpërthyer mëngjesin e të hënës teksa ndodhej në lëvizje. Shpërthimi ndodhi pak pasi Arben Suloj ishte futur me automjet në territorin e portit detar nga hyrja nr.2 për të shkuar në vendin e punës.

Pas shperthimit, Arben Suloj ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe eshte perplasur me nje shtylle te sinjalistikes dhe rrethimin e portit. 46-vjeçari eshte demtuar ne gjymtyret e poshtme dhe pjesen e kolones. Pas nderhyrjes ne Durres, ai eshte derguar drejt Spitalit te Traumes ne Tirane, per ndihme me te specializuar.

Sipas drejtuesve te spitalit te Durresit, Suloj eshte jashte rrezikut per jeten. Burime policore e lidhin ngjarjen me nje akt kriminal per shkak te detyres. Hetimet jane perqendruar ne kete piste duke e lidhur dhe me masat e marra per venien rregull brenda ambienteve te burgut te Fushe-Krujes, masa qe duket se kane lene dhe te pakenaqur mes te burgosurve.

Nga shkalla e demtimit te mjetit rezulton se eshte perdorur nje sasi e vogel eksplozivi per te kanosur me jete drejtorin e burgut, nje oficer ne karriere ne rradhet e policise se Durresit qe ne fillim te viteve ’90. Dyshohet se mjetit mund t’i jete vendosur sasia e eksplozivit nje dite me pare, ndersa autori ka zgjedhur ta kryeje shperthimin e telekomanduar pak pasi automjeti tip ‘Opel’ eshte futur ne port, siç bente zakonisht, per te shmangur trafikun e renduar te mengjesit ne Durres.

***

Naço: Autorët, përpara drejtësisë

Ka reaguar Ministria e Drejtesise për ngjarjen e plagosjes së drejtorit të burgut në Fushë-Krujë.

Sipas zyres se shtypit, Ministria e Drejtesise e ka percjelle me shqetesim kete ngjarje të rende. Ndërkohë qe ministri Naço, sipas Zyres se Shtypit ka urdheruar Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve qe te forcoje sigurine ne sistemin penitenciar ne teresi, mes tyre per te informuar ne menyre periodike ditore mbi situaten dhe zhvillimet e brendshme te çdo burgu.

‘Ministri Naço inkurajon organet perkatese qe te vene sa me shpejt perpara drejtesise autoret, ndersa mesohet se jane marre te gjitha masat qe kjo ngjarje e rende te mos ndikoje ne mbarevajtjen e metejshme te punes ne sistemin peniteciar’, thote Zyra e Shtypit.

January 19, 2015 09:01
Komento

1 Koment

  1. "Horri i Bulevardit" January 19, 09:18

    Ne Kodin Penal, krimi me tritol, duhet te jete, burgim i perjetshem, pa te drejte apelimi, para 30 vjeteve.
    Duhet qe autoret e ketyre krimeve, te vendosen neper qeli, te vecanta, pa te drejte kontakti me te tjeret dhe pa te drejte takimi me familjaret.
    Kriminelet e tritolit dhe vrasesit me pagese, duhet te shohin realisht, se burgu nuk eshte kavalishence.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*