Eksportet në shkurt rriten 28 për qind

March 29, 2014 09:14

Eksportet në shkurt rriten 28 për qind

Volumi i këmbimeve tregtare të Shqipërisë njohu gjallërim gjatë muajit Shkurt, me rritje si në eksporte, ashtu edhe në importe. Sipas të dhënave nga Instat, eksportet përmbysën ecurinë negative të muajit Janar dhe gjatë Shkurtit u rritën me afro 28 për qind me bazë vjetore. Ecuria pozitive e Shkurtit bëri që bilanci i dy muajve të parë të jetë pozitiv, me një rritje prej 12 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Në këtë fillim viti, vërehet se udhëheqës i rritjes së eksporteve nuk është më grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji”, por “Tekstile dhe Këpucë” që u rrit me 26 për qind. Nga rreth katër miliardë lekë që ishte rritja e eksporteve për dy muajt e parë të vitit, tre miliardë lekë rritje erdhën nga fasonet.  Grupi “Tekstile dhe këpucë” mori njëkohësisht kryesimin në strukturën eksporteve sipas grupmallrave, me rreth 37 për qind të vlerës totale. Këto të dhëna tregojnë se në këtë fillim të vitit 2014 sektori i fasoneve po rezulton më i suksesshëm krahasuar me atë të lëndëve të para.

Kjo përbën një shtysë më shumë për mbëshetje ndaj sektorit, përmes paketës së invcentivave që qeveria ka premtuar ta prezantojë brenda Prillit. Ndërkohë, importet në këto dy muaj të parë të vitit e kanë përmbysur përkohësisht ecurinë negative të dy viteve të fundit. Për Shkurtin, ato u rritën me 17 për qind, ndërsa për dymujorin  me 9.5 për qind. Ky mund të jetë sinjal pozitiv për një rimëkëmbje të ngadaltë të kërkesës së brendshme, që gjithsesi ende nuk gjen mbështetje në treguesit e tjerë makroekonomikë. Kthimi në rritje i importeve ka sjellë rrjedhimisht një zgjerim të deficitit tregtar të vendit, që në dy muaj arriti në 35.7 miliardë lekë, afro 7 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

March 29, 2014 09:14
Komento

1 Koment

  1. Lejleku March 29, 10:26

    Me politiken qe po ndiqet nuk ka shans qe te mos ecet perpara.
    Bizneset partnere te qeverise , jo lope per ti mjele hajdutet eshte rruga me se e drejte e ketij shekulli…
    Urimet me te perzemerta !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*