Ekstradimi dhe një rrëfim personal: Kush është “Franca”, vajza që dashuron Izet Haxhia

February 13, 2018 04:20

Ekstradimi dhe një rrëfim personal: Kush është “Franca”, vajza që dashuron Izet Haxhia

Ekskluzive DITA – Izet Haxhia rikthehet në DITA me këtë intervistë dhënë dje, pak ditë pasi i është njoftuar vendimi i Gjykatës së Lartë turke për ekstradimin në Shqipëri. Përse nuk ka dëshirë arratiset për t’i shpëtuar burgut në Tiranë dhe çfarë do të bëjë kur të kthehet.

Si e mendon përballjen me Berishën në gjyq dhe si do ta vërtetojë fajësinë e ish-presidentit në vrasjen e Azem Hajdarit. Pse u shpërblyen me nga 50 milionë lekë shtatë gjyqtarët që gjykuan çështjen Hajdari.

Çfarë ka ndodhur me familjen e tij dhe cila është vajza që jeton në Francë me të cilën është lidhur Izet Haxhia prej një viti…

 

Intervistoi Erion Habilaj

– Izet pas intervistave të dhëna në DITA dhe librit që ju publikuat pati një periudhë heshtjeje nga ju. Ditët e fundit jeni rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë Turke për t’u sjellë në Shqipëri. Çfarë është ky vendim disi i papritur?

– Po është e vërtetë që ka qenë vetëm “Dita” ajo që ka guxuar të publikojë rrëfimet e mia në lidhje me bëmat e krimet e Berishës. Ato media dhe gazetarë që po flasin e shkruajnë sot në lidhje me mua, nuk kanë guxuar as të përmendin ato që kam rrëfyer për juve, por as të pyesnin Berishën në lidhje me këto akuza. Puna e tyre! Në lidhje me vendimin për ekstradimin tim, dua të them se ishte një vendim që pritej nga unë, sepse edhe gjykata vendore kishte vendosur që mund të ekstradohesha, por çudia në këtë mes qëndron se ky vendim u zgjat pothuajse për 12 vjet. Një rast i pashembullt për ekstradime të tjera në asnjë vend të botës, por gjykatat turke funksionojnë sipas urdhrave të politikës dhe është e qartë që ka qenë një vendim i dirigjuar nga qeveria turke për arsyet që ata i dinë, sepse unë kam 12 vjet që mbahem peng në Turqi pa asnjë lloj të drejte qytetari, refugjati apo njeriu normal, sepse e kam pasur të ndaluar të largohem nga ky vend dhe nuk disponoj asnjë lloj dokumenti apo leje qëndrimi.

– Si është e mundur që u deshën gati 12 vjet që ju të ekstradoheni nga Turqia?

– Është vërtet e “habitshme” kjo kohëzgjatje jashtë çdo parametri të ligjeve vendore e ndërkombëtare, por siç theksova më sipër në këtë çështje është përzier gjithmonë politika, e cila për interesa të caktuara më ka përdorur mua dhe ekstradimin tim si një ‘As’ nën mëngë për të arritur qëllimet e saj ekonomike apo financiare. Arrestimi im që në fillim u bë si presion dhe dhuratë njëkohësisht ndaj qeverisë Berisha, pasi ajo kishte anuluar tenderin e Albtelekomit, i cili i ishte dhënë një njeriu me lidhje të afërta me Erdoganin nga Fatos Nano.

– Ju deri më tani keni qenë i lirë edhe pse në ilegalitet, ndërsa tashmë do të duhet të qëndroni në burg? Si e pritët vendimin dhe çfarë ndjesie u krijoi?

– Më saktë mund të thuhet se unë që pas daljes nga burgu në 2010 kam qenë siç mund të jetë një person që kryen dënimin në një burg të hapur. Pa asnjë të drejtë largimi nga qyteti ku jetoj, pa asnjë të drejtë sociale e shëndetësore, pa të drejtë të punoj. Hidhja firmën tre herë në javë në polici, si të internuarit e dikurshëm në diktaturë. Tani pas vendimit për arrestimin për qëllime ekstradimi, vazhdoj me valixhe të bërë gati jetën normale, në pritje të policisë turke për të më arrestuar. Asnjë lloj ndjesie, duke shtuar këtu se jeta ime ka qenë në kufijtë e mbijetesës dhe malli për atdheun, që qoftë edhe në burg është më mirë se në burgun e hapur të turqve.

– Përse nuk po arrestoheni nga policia turke, sa është afati që atyre u duhet për t’iu nisur në Shqipëri?

– E vërteta është se vendimin për arrestimin tim e mësova në rrugë private nga disa policë që njoh, të cilët më këshilluan që të largohesha, sepse prisnin urdhër nga lart për të ekzekutuar vendimin e gjykatës për arrestimin tim. Këtu punët kryhen si në Shqipëri, me urdhra nga lart e jo sipas ligjeve, mendësi otomane.

– Në mediat pranë opozitës po shkruhet sikur ju vini pas një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Turqisë për t’u përdorur kundër opozitës dhe kryesisht kundër Sali Berishës, sa e vërtet është kjo?

– Nuk e di çfarë kanë shkruar mediat e opozitës, por as nuk di se çfarë marrëveshje kanë bërë dy qeveritë përkatëse. Unë di këtë, që unë si Izet Haxhia kurrë nuk do të pranoj të bëhem pjesë e asnjë marrëveshje apo pazari të askujt. Unë e kam deklaruar dhe po e deklaroj prapë se jam i gatshëm dhe do të ballafaqohem me Berishën përballë një trupi gjykues të pavarur, për të gjitha akuzat që kam bërë në drejtim të tij. I takon drejtësisë shqiptare të garantojë një gjë të tillë, por unë jam skeptik në lidhje me këtë se kjo raca e politikanëve nuk do të dojë të nxjerrë para drejtësisë askënd nga soji i tyre sepse kanë frikë se kjo do sjellë efektin domino. Pra do rrëzohen të gjithë..

– Çfarë do të bëni sapo të vini në Shqipëri, do të shkoni në burg dhe do të vuani dënimin apo do kërkoni hapjen e dosjes Hajdari për të cilën ju jeni dënuar?

– Po kuptohet që në burg do më çojnë e jo në ndonjë kamp pushimi. Puna e parë që do bëj është që do të kërkoj hapjen e çështjes për të cilën jam dënuar në mungesë, pa u hetuar, pyetur dhe pa u mbrojtur nga akuzat e rreme të një grupi prokurorësh politikë të cilët, pasi dhanë verdiktin e kësaj çështjeje u shpërblyen të shtatë me nga 50 milionë lekë nga qeveria shqiptare nga lekët e taksapaguesve shqiptarë.

– Keni besim se kjo mund të ndodhë? Dhe nëse nuk ndodh, çfarë do të bëni?

– Unë nuk kam besim tek kjo drejtësi e sotme që ekziston, sepse e ka treguar me vepra që është në shërbim të Berishës dhe klanit të tij kriminal, që nuk ka guxuar të thërrasë asnjëherë para drejtësisë Berishën e bashkëpunëtorët e tij për krime të hapura e dokumentuara si “21 janari”, “Gërdeci” etj.. Besimi im qëndron tek organet e reja të drejtësisë që do krijohen pas vetingut, po nuk arritën dhe ato të sjellin Berishën para drejtësisë, atëherë vaj halli i këtij vendi të drobitur nga padrejtësitë dhe krimet e politikës 27 vjeçare.

– Keni folur se keni tabulatet e telefonatave të Azemit me Sali Berishën pak para vrasjes. Si i keni gjetur dhe pse nuk i keni sjellë më parë?

– Akuza ndaj meje për të cilën edhe jam dënuar ka qenë që, unë kam telefonuar Hajdarin, e kam nxjerrë  nga selia e PD dhe pastaj e kanë vrarë. Mirë, po e pranoj këtë akuzë… por, ku është telefoni i Hajdarit ? Kush e zhduku pa e ngritur trupin e tij të bërë shoshë nga plumbat? Kujt i intereson të zhdukej ai telefon? Pse në hetime, apo gjykim nuk u nxor ai telefon dhe telefonatat që ka bërë Hajdari dhe i kanë bërë? Kush ia ka bërë këto telefonata që kur ishte në Lushnje? Nga telefoni i kujt? Në emër të kujt ka qenë ky numër telefoni? Kush e përdorte këtë telefon? Këto tabulate ekzistojnë dhe duhet të dalin në dritë dhe aty del gjithë dinamika e asaj ditë të vrasjes dhe personat e përzier. Unë në jetën time nuk kam përdorur telefon celular sa kam qenë në Shqipëri. Kush ka përdorur e folur atë ditë e mbrëmje duhet të përgjigjet para drejtësisë.

– Nëpër media po qarkullon ideja se ju vini edhe si ndërhyrje e amerikanëve për tu bërë pikënisje e drejtësisë së re?

– Nuk e di çfarë sajojnë mediat, por nuk ma merr mendja që amerikanët të kenë ndërhyrë në këtë çështje, sepse edhe marrëdhëniet e sotme në mes Turqisë dhe Amerikës janë shumë të acaruara dhe në pikën e ndalimit. Prandaj mendoj se këto janë thjesht përralla mediash të mbushura me histori kaubojsh.

– Nëse ju nuk jeni dakord me këtë ekstradim përse nuk arratiseni. Përsa kohë jeni i lirë mund ta bëni në çdo moment, apo jo?

– Nuk ka rëndësi, jam apo nuk jam dakord me ekstradimin.

– Keni folur me familjen në Tiranë, si e kanë pritur ata këtë vendim? Më mirë për ta je në liri dhe larg, apo në burg por afër tyre?

– Ekstradimin tim që hyri në kalendat greke, e rëndësishme është të them se unë gjithmonë kam dashur të përballem me këto akuza të padrejta që më janë bërë përpara drejtësisë shqiptare. Por kjo mundësi nuk më është dhënë deri më sot. Nuk jam arratisur asnjëherë në jetën time. Erdha për një muaj në Turqi e ngela 19 vjet. As nuk e kam ndërmend të arratisem edhe pse i kam të gjitha mundësitë që të iki që sonte nga këtu. Unë do kthehem në Shqipëri më ekstraduan, apo nuk më ekstraduan autoritet e Turqisë. Kjo është e panegociueshme për mua.

– Izet kam dhe një pyetje e cila ka ngjallur mjaft reagime në Shqipëri, në njoftimin e parë që bëtë për ekstradimin në fund të tekstit kishit një falënderim të veçantë për Francën. Kush është ajo dhe pse duhej të veçohej nga reagimin tuaj? Pyetja është disi personale, por në mediat e Tiranës u shkrua se ajo është e dashura juaj. Si qëndron e vërteta?

– Unë kam qenë i martuar, por ka 17 vite që jetoj vetëm. Martesa ime kishte marrë fund. Ka rreth një vit që jam lidhur me një vajzë shqiptare që jeton në Francë. Është një lidhje shumë e fortë dashurie, e cila kishte filluar para 20 vitesh, por për shumë arsye nuk mund të kurorëzohej. E rëndësishme është që e ndjej veten shumë të lumtur e të plotësuar në këtë lidhje dhe kam përkrahjen e dashurisë time të jetës në çdo situatë. Lum ai që mund të gjejë dashurinë e vërtetë dhe i jam shumë mirënjohës Zotit që ma krijoi këtë mundësi.

Botuar sot në DITA

February 13, 2018 04:20
Komento

8 Komente

  1. anticensurë25642654 February 13, 10:02

    a thu se i intereson kujt se kë dashuron apo kë ……,izet haxhia??
    mos vallë ky popull ka nevojë për “lajme” të tilla??
    mos vallë ky popull nuk meriton lajme që kanë të bëjnë me fatin e tij??
    apo ato i japim atëherë kun nuk i hyjnë në punë askujt??
    jemi në kohën kur qeveria thotë se është në bisedime me shtetin gërk për ndarjen e kufirit detar!!
    këtë e di shumë mirë shtypi,marrim informacione nga greqia bile dhe nga anglia,por asnjë lloj lajmi nga qeveria jonë!!
    shtypi mund të thotë “nuk na japin”!?a do të quhej e drejtë?
    jo!!
    shtypi duhet të shkojë e të kërkojë përgjigje për pyetjet e tij!!të bëjë shtypje deri sa qeveria të japë përgjigje!pas përgjigjes së parë të shtrohet pyetja e dytë,e kështu me rradhë!!
    nëse qeveria nuk jep përgjigje atëherë shtypi duhet ta botojë!përditë,dy herë në ditë aq herë sa pyetja nuk merr përgjigje:”pyetëm për bisedimet për ndarjen e kufirit dhe qeveria jonë nuk jep përgjigje!qeverija jonë krijon mjegull,errëson informacionin”!!
    dhe do të shikoni se përgjigjia do të vijë,pashk me trasparencën!
    por si duken ngjarjet,këtu luhet një lojë e madhe!!të krijohet një heshtje e tillë për këtë çështje,nga pozita,opozita dhe media!?është lojë tmerrësisht e madh edh eshumë e rrezikshme për ne!!bile dhe shtypi gërk ka heshtur!!më duket se dhe ata e kuptuan se nxorën pa dashje sekretin e asaj që kocia tha në parlamentin gërk”do flisnim vetëm pasi të kishte marrë fund gjithçka”!!
    izet ty të tërrojë franka dhe të gjithë të dashurit,por unë nuk kam kohë të krihem!!
    shqipëria po më shitet!!
    përpiqu të mos përdoresh si kukull për të hutuar shqiptarët!!
    oh sa turp me qën shqiptar në këtë që ndodhet shqipëria!!

    Reply to this comment
    • Analisti korrekt February 13, 13:48

      Nqs mendon vërtetë kështu, më vjen keq për ty, por nëse e bën për propagandë, atëherë je ndyrësirë

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 13, 16:55

        dhe ti o kërpudhë ditore,më thuaj se ç,nuk shkon!!pra përsenë!!
        dhe jo të më bëhesh si nostardamusi!
        unë jam ndyrësirë!?
        ti një copë muti!!
        dhe pastaj??
        ku dolëm?
        unë nuk korigjova gabimet e mija dhe ti morre një copë muti nga unë!!

        Reply to this comment
        • PSE ? February 13, 20:54

          Perse , thuajse ne cdo artikull , duhet te ndeshim se pari me “anticensuren… ” , kush mund te jete ky njeri kaq pervers i interesuar per “mbarevajtjen” e puneve ne Shqiperi , qe nuk le rast e njeri pa anatemuar e perbaltur ne gjuhen shqipe , a punon ky njeri dhe si i tepron koha , qe gjithe diten duke zene radhe i pari e qendruar para monitorit , ndjekjen e gazetave me ne zë dhe me komente e replika te shumta , cili eshte interesi i tij per kete zallomahi qe kerkon te krijoje dhe kush qendron pas tij ….. ? ! ? ! ? ! Gjithkush nuk e ka te veshtire per ta kuptuar , se me ç njeri ka te beje , nga kush inspirohet dhe shperblehet per sherbimet qe u ben !

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 February 14, 17:25

            PSE ?
            “cili eshte interesi i tij per kete zallomahi qe kerkon te krijoje dhe kush qendron pas tij ….. ? ! ? ! ? ! ”
            dhe
            “nga kush inspirohet dhe shperblehet per sherbimet qe u ben !”
            interesi është shqipëria dhe “paguhem” prej saj!
            për punën time mos u shqetëso shumë!!nuk paguhem nga politika shqiptare e çdo muti qoftë!!nëse ti e quan kohë të humbur inetresimin për politikën shqiptare!?atëherë bën mirë të vazhdosh të kullundrisesh në llumin në të cilin jeton!!unë nuk e dua shqipërinë llum derrash!e aq më pak të tredhëtuar pej derrave të politikës!!

            tashti për analin korrekt
            ” Nëse ti dëgjon “patriotin” e madh Berisha dhe sugjestionohesh prej tij mua më vjen keq për ty sepse të përdorin për interesat e tyre politike. Shpresoj të të kem ndriçuar sado pak.”
            nëse je me të vërtetë analist korrek duhet ta dish fare mirë se që dy muaj më parë kur na ra rufeja në qiell të pastër,kam filluar të kërkoj llogari për tradhëtinë e qeverisë dhe të presidencës!!
            dy nga pyetjet që shkruaja kanë qënë dhe “si është e mundur që opozita që për brekë apo çorape ngjiret,kurse për këtë punë jo?”dhe “përse nuk reagojnë analistët gjithollogë”!!kjo ka filluar me varrezat dhe është vazhduar deri me detin!
            në atë kohë kur kocja ka folur në parlamentin gërk për 12 milie,kam ulëritur dhe më shumë!!(nuk kam qënë i vetëm,nga ata që mbaj mënd ka qënë dhe mirel!!
            vetëm në atë moment e ka hapur gojën për ta mbyllur disa orë më pas mona e like floririt!!
            vetëm pas saj ka folur për një ditë saliu!!
            dje ja ka filluar prapë!!
            tashti do të të bëj pyetjen unë ty!!
            jam unë që kam parashikuar atë që do të thotë saliu pas dy muajsh,apo jam frymëzuar dy muaj para se të fliste saliu,prej tij??
            nuk e di a e ke këtë komnet prej budallallëkut e padijes,apo je zhurmues mbrojtës tradhëtie!!

            rama tha se e ka vënë në pozicion mat,gërkun me çamërinë!sot gërku thotë se jo vetëm që nuk është folur për çamërinë por ai kërkon dhe të zhduket nga librat e shkollës shqiptare!!
            zotëri,kush mendon ti se gënjen në këtë rast??
            shovinisti gërk apo nacionalisti për përdorim të brëndëshëm,rama??
            mua nuk ma thotë zëmra se gënjen gërku,pavarsisht se e urrej poliitkën e tyre!!
            ty çtë thotë zëmra??
            mund të thuash dhe atë që të thotë xhepi!!
            ps:kur vlersohet njeriu,si bazë merret vetja!!pra ka shumë mundësi që ti të paguhesh ose influencohesh nga të tjerët!!
            unë jo!!është tmerrësisht e vështirë!aq më pak nga berisha!!
            shpresoj që shkrimi tim të të duket brënda rregullave të mirsjelljes,nëse jo!?
            nuk dua të shkruaj mendimin tim tashti!!

        • Analisti korrekt February 13, 21:43

          Është fare e thjeshtë. Marrëveshja e detit fillon me zgjedhjen e grupit të punës të përbërë nga ekspertët e fushës të cilët marrin kompetencat për të negociuar me grupin e specializuar të shtetit fqinj, me objekt përcaktimin e shefit kontinental ndërmjet dy vendeve në bazë të së drejtës dhe ligjeve ndërkombëtare. Pas arritjes së dakortësise ndërmjet komisioneve dhe bindjes së qeverive përkatëse për drejtësinë e zbatimit të kritereve përkatëse, nënshkruhet marrëveshja nga autoritetet përkatëse. Por që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi duhet të miratohet edhe nga parlamentet përkatëse. Se cila do të jetë kjo marrëveshje mbetet për tu parë, sepse akoma nuk janë mbledhur ekipet e ekspertëve që do të punojnë mbi harta. Një gjë është e sigurtë. Marrëveshja e re, në rastin më të keq, mund të jetë e njëjtë me atë që rrëzoi gjykata kushtetuese, por kurrsesi më e keqe se ajo. Nëse ti dëgjon “patriotin” e madh Berisha dhe sugjestionohesh prej tij mua më vjen keq për ty sepse të përdorin për interesat e tyre politike. Shpresoj të të kem ndriçuar sado pak.

          Reply to this comment
  2. fteri February 13, 10:16

    Izet !…ruaju se mbas os mbas kësaj dashurie franceze do të fusin në thes !….

    Reply to this comment
  3. fteri February 13, 10:17

    …………………………………………………Izet !…ruaju se mbas os mbas kësaj dashurie franceze do të fusin në thes !….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*