Ekstradimi i Nezar Seitit, reagon ministria e Drejtësisë: E lejoi gjykata

January 25, 2018 20:04

Ekstradimi i Nezar Seitit, reagon ministria e Drejtësisë: E lejoi gjykata

Ministria e Drejtësisë ka reaguar duke sqaruar vendimin për ekstradimin e anëtarit të bandës së Habilajve, Nezar Seiti në Itali. Ministrja Etilda Gjonaj, që firmosi një ditë më parë ekstradimin deklaron se Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit është shprehur se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në Itali të Seitit.

Vendimi për ekstradimin e Seitit është marrë nga Gjykata e Tiranës më 23 dhjetor 2017, ndërsa ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj është bërë paraditen e të enjtes dhe nisja nga aeroporti i Rinasit është bërë rreth orës 11:40, ndërsa avioni ka mbërritur në Romë rreth orës 12:40. Seiti është shoqëruar ditën e sotme nga dy agjentë të antidrogës italiane, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri mesditën e të mërkurës. Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit.

Drejtësia italiane shpalli në kërkim Seitin, pas hetimeve nga prokuroria e Cattanias për grupin Habilaj, ku në tetor 2017 u shkatërrua grupi kriminal me në krye Moisi Habilajn. Nezar Seiti u arrestua në Babicë Vlorës me 19 tetor të vitit të shkuar, gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan afërsisht 4 ton kanabis. Gjatë përgjimeve të kryera nga prokuroria italiane, anëtarët e bandës përmendin edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit vijon të jetë në hetim në Shqipëri.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë në reagim të lajmeve të publikuara sot, lidhur me ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, sqaron se janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin nr. 10193 datë 3.12.2009, Konventës Evropiane të Ekstradimit, të vitit 1957, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Evropiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.

Ministria e Drejtësisë në datë 20.10.2017, është njoftuar nga Interpoli Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti po në datën 20.10.2017, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në bazë të Urdhërit Arrestit Ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias, në datë 12.10.2017, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Ministria e Drejtësisë në datë 24.10.2017, i ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme njoftimin e Interpolit Tiranë, me qëllim kryerjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë për të kërkuar nga autoritetet italiane dërgimin e akteve.

Ministria e Drejtësisë shqiptare, menjëherë pas marrjes së kërkesës të datës 24.11.2017 nga Ministria e Drejtësisë italiane për ekstradim të shtetasit Nezar Seiti, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme në datë 10.01.2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1506, datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit Nr. 1506 datë 18.12.2017 është shprehur se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në perputhje me parashikimet ligjore të brendshme dhe ato ndërkombëtare.

January 25, 2018 20:04
Komento

4 Komente

  1. Skender Halili January 25, 21:12

    Kjo eshte nje ogur i mire per reformen ne drejtesi. Deri dje i struknim maleve kriminelet dhe i mbronim. Sot i dorrezojm dhe i cojm perpara gjykates. Ka shprese per kte vend

    Reply to this comment
  2. Ardian doda January 25, 21:13

    Une jam student ne vit te 3 te fakultetit te drejtesise dhe tani jam duke studiouar lenden per ekstradimet. Me kaq pak njohuri sa kam e di qe kemi nje marreveshje me Italine per ekstradimet dhe kjo eshte plotesisht e lejueshme

    Reply to this comment
  3. Agron January 25, 21:14

    Mbaj mend ne kohen e Nasip Nacosh qe vinin urdhrat per ekstradim nga Italia dhe fshihej dosja duke pasuar topin sa lart posht dhe duke mar rryshfet nga kriminelet per mbrojtjen jurisike duke shkuar muhabeti deri aty sa e bente Ministrine e Drejtesise qesharake. Kur shikoj nje lajm te tille pa mar parasysh Titullin por permbajtje, nje njeri qe ka nje formim te thjesht juridik e kupton qe eshte vepruar drejt dhe po zbatohet ligji ne kte vend

    Reply to this comment
  4. demo January 26, 07:37

    Ky veprim normal i Drejtesise shqiptare me kujton fabulen e Estrades Durresit-Mbrriti treni ne stacion brenda orarit.Te dekorohet Makinisti.
    Ah Berishe Berishe,cfare i bere ketij vendi ti!
    Po nga doli Berisha?Ishte i gjithe sistemi enverist qe mbeshtetej tek maloke dhe katunare.Nuk kishte shans as Gramoz Pashko,as Neritan Ceka,as Mexi,as Demeti te merrnin drejtimin e PD.90% e kuadrove te Partise dhe sigurimit ishin maloke dhe katundare.Ne vend qe ta bejne Shqiperine si gjithe Europa,e bene Vucidol hesapi.Ti merr ujkun e malit,e ve te ruaj dhente,pastyaj qahesh pse ta beri stanin kasaphane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*