INTERVISTA / Ekstradohet në Shqipëri Izet Haxhia: “Dua të dëshmoj”

February 7, 2018 22:28

INTERVISTA / Ekstradohet në Shqipëri Izet Haxhia: “Dua të dëshmoj”

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Një vendim të tillë e ka marrë Gjykata e Lartë në Turqi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Izet Haxhia i pyetur nga DITA.

Ai u shpreh se vendimin ia ka dorëzuar dje avokati në shtëpinë e tij.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykatat shqiptare me 25 vite burg, lidhur me vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, fajësi të cilèn e ka mohuar që prej fillimit.

Haxhia u zhduk në 1999.

Ish-truproja familjare e Berishës u rishfaq për herë të parë pas 15 vitesh në arrati në një cikël intervistash denoncuese në DITA dhënë nga Turqia në shtator 2014 (kliko KËTU)

Prej atëherë ai nuk i ka ndalur rrëfimet për ngjarjet që shenjuan dekadën e parë të pluralizmit partiak në Shqipëri.

Shumica e këtyre denoncimeve janë botuar nga DITA me video dhe tekst.

Z.Haxhia e konsideron ekstradimin e tij “të dirigjuar politikisht” por shton se “nuk ka frikë” dhe se “është i gatshëm të dëshmojë”.

Rrëfimet e tij për DITA, Izet Haxhia i ka përmbledhur në librin “Përballë Sali Berishës”.

Më poshtë, një intervistë e tij dhënë mbrëmë pas përhapjes së lajmit për ekstradimin në Shqipëri.

Dita 12 shtator 2014. Dalja e parë publike e z.Haxhia pas 15 vitesh arrati

Zoti Haxhia, informacionet tona pranë Gjykatës së Lartë turke bëjnë me dije për një vendim të marrë sot (dje) nga autoritetet e saj, në adresë të personit tuaj. Bëhet fjalë për një vendim ekstradimi në Shqipëri?

Po, u njoftova për këtë vendim të Gjykatës së Lartë turke.

Dhe si e pritët këtë vendim?

Gjykata e Lartë e Turqisë, pas 12 vjetësh dha vendimin për ekstradimin tim në Shqipëri. Besoj se me këtë vendim fillon edhe kapja e “peshqve të mëdhenj” të krimit e korrupsionit 27 vjeçar në Atdhe.

Ju do vini në Shqipëri, po çfarë ndikimi do të ketë kjo tek arrestimi i atyre që ju i quani “peshq të mëdhenj”?

Atë e di drejtësia e pavarur dhe jo unë, por si duket ekstradimi im do të përdoret nga qeveria shqiptare, e cila ka ndikuar me anë të qeverisë turke që të jepet ky vendim i dirigjuar politikisht.

Ju mendoni se ekstradimi juaj në Shqipëri ka ardhur si lobim i qeverisë shqiptare?

Unë jam i gatshëm të zbatoj vendimin e drejtësisë, sado që është i dirigjuar politikisht. Është e drejta ime që kur të kthehem, të rihap çështje për të cilat jam dënuar në mënyrë të padrejtë dhe theksoj këtu çështjen Hajdari.

Çfarë prisni nga drejtësia e re shqiptare dhe a e ndjeni veten se mund të pastroni figurën tuaj nga akuzat e hedhura apo dënimin e pamerituar, siç edhe pretendoni, për vrasjen e Azem Hajdarit?

Nga drejtësia e re shqiptare pres që të jetë e pavarur dhe të zbatojë ligjet në mënyrë korrekte dhe pa ndikime politike, pres që të rihapet çështja “Hajdari”, pasi gjyqi i zhvilluar për atë çështje ka qenë komplet i manipuluar nga të dy krahët politikë dhe në bashkëpunim të plotë mes tyre është dhënë dënimi im i padrejtë.

Libri i z.Haxhia me rrëfimet në DITA

Është e drejta ime ligjore, që buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, që unë të gjykohem përsëri për një çështje për të cilën kam marrë dënim në mungesë, pa pasur mundësi të mbrohem dhe të dëshmoj të vërtetat që di në lidhje me atë vrasje dhe njerzit e implikuar në të.

A ndiheni të kërcënuar në burgjet shqiptare dhe si mendoni ta përballoni situatën pas shumë e shumë vitesh largim nga Shqipëria?

Nuk kam pasur frikë ndonjëherë për jetën time dhe as nuk do të kem asnjëherë, pavarësisht faktit se shumë njerëz dhe klani Berisha në radhë të parë, u intereson të më shohin të vdekur, por edhe shumë të tjerëve. Unë nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë së asnjë vendi. Kam dashur që në fillim kur është hapur gjykimi i çështjes “Hajdari”, të kthehem e të ballafaqohem me Drejtësinë. Nuk kam asgjë për t’u trembu nga asnjë lloj drejtësie, por me të vërtetat e mia dua të ballafaqohem përpara gjykatës me ata që janë nxjerrësit në pritë të Azemit, të cilët pasi e përdorën të gjallë, po e përdorin edhe sot të vdekur..

A do të dëshmoni kundër Sali Berishës?

I qëndroj të gjithave çfarë kam thënë deri më sot, si për Berishën, ashtu edhe për çdo person tjetër, dhe në qoftë se drejtësia e pavarur ma krijon mundësinë të dëshmoj para saj, unë do ta bëj këtë.

a.s/dita

February 7, 2018 22:28
Komento

18 Komente

  1. Tartufi February 7, 23:11

    Karnavalija demokratike e ketij mileti shqiptar ,siduket,qe percaktuar ne dy akte. Akti i pare mbaroje dhe tani hapet
    perdeja e aktit te dite te karnavales se
    demoqesharakes. Me kthimin e ketij rojtari barbar reshter i jipet roli ne aktin e dyte, te karnavales [ gje qe une nuk e besoj ] por e deshiroj ,,ky milet do te qeshi me te madhe me aktin e dyte te qesharakes se percaktuar. Nje popull qe i nis shtrembet te gjitha punet dhe keto shtrembesira i rruan me barbare te pa pergjegjshem e te pa emancipuar,ky popull do te vuaj dhe do te bhet per tu qeshur nga e gjithe bota e mencur.

    Reply to this comment
  2. MH February 8, 01:06

    Nese je Tartufi .Tartuf do mbetesh nga karateri!

    Izet Haxhia ka shume guxim te ekstradohet ne Shqiperi.Ndersa une ndjej nji frike qe ndaj Tije do perdoren te gjithe dhelperinat per ta eleminu.Mafiozet karrem shqiptaresh me ne krye Berishen s’do lejne gje prej gjejet pa levizur deri dhe me nderhyrjen e agjentures Serbe mundet te kombinohen,sepse Berisha asht kembe e krye proserb dhe nji nga kapot e rrjetit agjentures serbe ne shqiperi me sekretar nji kryedebil i neveritshem i ashtuquajturi Lulezim Basha.
    Ministri i brendeshem duhet te mbaj pergjegjesi te jashtezakonshem ne ruajtjen e jetes njeriut te ndershem qe Tropoja duhet te krenohet per guximin trimrin dhe sinceritetin e paster qe e ka ne gjak cdo tropojan i ndershem.Bijt e Bace Bajram Currit.

    Reply to this comment
    • Tartufi February 8, 12:04

      Mut Hane eshte kuptimi MH . O mut hane nje njeri i ndershem mund te shqetsohet per nje rugaceri te pa vlere
      se c fare do ti ndodhi dhe c fare do ti bejne. ketij funderine? Mut hane nje gucimtar dhe i ndershem nuk i sherben nje plehaneje,por plehanija i sherben plehanes,,, Dhe plehanija MH mbur plehanen badigard
      reshter te krye plehanes.

      Reply to this comment
  3. Arber I February 8, 02:31

    Fjala top, Izet Haxhia, le ose emrin e mire ose emrin e keq: per ty uroj te lesh emrin e mire, se je burre trim dhe i ndershem!

    Reply to this comment
  4. alfons February 8, 03:52

    Mendoj se ekstradimi i izetit nuk esht rastesi!Mendoj gjithashtu nuk eshte dhe nuk ka fuqi qeveria shqiptare te ekstradoje ne kohen qe po iu dridhet toka nen kembe peshkaqenve te pergjuar me dosje te komfirmuara dhe qe ndodhen ne tavolinen e z.Marku por qe ka kopetenca kushtetuese te firmose per arestim cdo peshkaqen i duhen deshmitare te vendosur si z.Axhia dhe si Z.Karaj!Cdo gje esht parashikuar mir menduar per ti para prire cdo lloj perpjekje per te eleminuar deshmitaret kyce si rasti orgocka kjo mendoj nuk do ndodhe se ata qe ariten deri ketu kane pervoje qindra vjecare kane kaluar dhe denuar krokodile ne shum vende te botes ket pune e kane ne dore ustallare te mirfillte qe nuk mund ti besh karshillek kur je i dhjere fund e krye dhe ata ti kane ne dosje krimet mashtrimet agjenturat nuk po luajne me dy gishtake dhjetmilekshe por me mjestra fuqi plote qe godasin ata qe e kane mbushur kupen aq shum sa po derdhet le tja veshin Rames Rucit apo XHafes rahin uje ne havan kot e kane fundi po vjen bombat dinamitet rumujrat kercenimet jane mir menduar dhe kjo nuk esht menduar sot por ka vite ka nje plan ka nje strategji se deri ku mund te arijne te dhjeret por me influence ne poste ne para npor kure sja dalin dot ustallarve me pervoje qindra vjecare qe te dermojne qoft nga ana financiare qoft nga super fuqia qe kane PRA PESHKAQENET SHQIPTARE JANE NE RJETE TE THURUR ME KAVO CELIKU QE SA DO TE PERPELITEN PER TA CARE NUK DO MUNDEN DOT PAVARESISHT QE NE DORE MUND TE KENE TROKO PER TE PRERE KAVOT JU ESHT PRERE KORENTI DHE TROKOTE DALIN JASHT FUNKSIONIT JAN PARASHIKUAR TE GJITHA OBSIONET OR DERA TE PLAGOSUR PER NGORDHJE

    Reply to this comment
    • Arben February 8, 19:29

      E dergon Shteti Turk, per te demantuar skrukturat

      kgb dhe udb ne Shqiperi, te shpetoje kete vend nga

      kthetrat sllavo greke, qe ju ngulen ne Londer 1913.

      Ketu do te jemi e do shohim.

      Reply to this comment
  5. Adih February 8, 03:59

    Kujdes Izet djali ,mos dil per gjah .Mafja ka dale jashte kontrollit .Besoj se eshte plani i FBI se , per ekstradimin e Z Haxhia . Deshuroj te jete keshtu ,e eshe mese llogjike . Pikerisht ne kete kohe , mbasi kane kaluar 12 vjet , ,ku mezi po presim te dale rrjeta nga deti ,per kapjen e peshqeve te medhenj , peshkaqeneve dhe e balenave .Ju uroj gjithe te mirat Z Izet Haxhia.

    Reply to this comment
  6. Agron February 8, 04:48

    Le te kthehet dhe tua plasi ne surrat te vertetat kujt do qofte

    Reply to this comment
  7. Arben February 8, 07:28

    Te lumte Izet,

    je patriot i vertete

    Reply to this comment
  8. Luli i rr.kombit February 8, 08:43

    Ehhh, si vjen koha qe do japesh llogari nje dite edhe pse kane kaluar 20 vjet ….!

    Reply to this comment
  9. Mani February 8, 10:12

    Nuk është problem se Izeti është indershëm, apo jo, është burë apo jo, për mua problem është I të vërtetës. E vërteta duhet dal në pah. sot gjithkund kjo e vërtetë, si nga e majta dhe e djathta, po deformohet. Nuk e di por situate e gjyqësorit sot më duket më e përshtatshme për zbulimin e shumë të vërtetave

    Reply to this comment
  10. MH February 8, 12:24

    Megjas Izeti po njehsohet Avni Rrustemi i dyte.Ose pa e lem ma mire bukur Izet Haxhia i pare.Sepse do perballet direkt me tradhetarin dhe kriminelin Berisha me goditje shume ma te forte se gryka e pushkes.E len gjalle e per gazep te perendise.
    Ndaj po e lem Izet Haxhia i pare.Dhe paste jeten e gjate.Emni i Tije kurr mos u harrofte ne shekuj!

    Reply to this comment
  11. Glad I left Albania! UK February 8, 14:14

    mire qe e kuptuat qe ishit thjesht vetem manivel i sales.
    Azemit e morem vesh qe ja ngriti kurthin berisha.
    Per zhdukjen Gramoz Pashkos?
    Kush e vrau Fatmir Xhindin?
    Aksidentin e Sokol Olldashit ke degjuar ndonje gje?
    Eshtrat e Remzi Hoxhes di gje ku po kalben?
    Po per Trebicken?

    Reply to this comment
  12. Kabe February 8, 16:11

    Po vjene tik taku

    Reply to this comment
  13. Mark .U.K February 8, 17:41

    O karaduz do te dyfishohet denimi.

    Reply to this comment
  14. I.Troplini February 8, 17:54

    I dirigjuar politikisht apo jo, ekstradimi ne vendlindje i Izet Haxhise, i jep nje detyrim ligjor organit te akuzes shqiptare, per te bere ate detyre, qe i jep kushtetuta e kesaj Republike. Deshmite e tij, jane nje denoncim krimi. Hetimi per to, nje domosdoshmeri.
    Izet Haxhia, te imponon respekt, me sjelljen e tij sot.
    Ai po kthehet sepse e deshiron nje perballje te tille.
    As me pak e as me shume por rishkrimi i ngjarjeve makaber te ketij cerekshekullit te fundit ne Shqiperi, jane te mundur, nese drejtesia shqiptare, do te kete gatishmerine, detyrimin ndaj kesaj shoqerie dhe profesionalitetin, per te gjetur autoret e krimeve, qe u perdoren nga Sali Berisha per te cenuar rendin kushtetues.
    Shqiperia sot, nuk ka nevoje me per Avni Rusteme.
    Do i mjaftonte asaj (Shqiperise) nje Arta Marku ne krye te detyres, per ti rikthyer shqiptareve, ate qe ia moren banditet e Sali Berishes apo hajdutet ordinere te Fatos Nanos,,,,shpresen se ky vend behet.
    Te vetmit, qe do mundohen te hedhin balte, mbi riatdhesimin e Izet Haxhise ne vendlindje, jane ata qe e ndjejne se po u ngushtohet laku ne fyt. Shumica, ajo absolutja, do prese me padurim cdo dite, qe te ndodhe ajo qe pakkush e mendonte se do behej realitet,,,,perballja e surrateve te krimit me veprat e tyre, vendosja e drejtesise ne vend, si kusht vendimtar per mbijetesen e nje kombi.

    Reply to this comment
  15. alphade February 8, 19:01

    Shkurt, pa retorike: Izeti- xhelati i kryekriminenelit,krye-
    hajnit,kryemafiozit te Shqiperise, Sali Ram Berisha,tra-
    dhetarit me te madh te kombit shqiptar..! Te erdhi dita
    Sali .Vicidoli qe te japesh llogari si familje para Drejte-
    sise shqiptare…..!,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*