Ekstradohet në fshehtësi drejt Milanos, biznesmeni Paro Laçi

February 4, 2014 09:35

Ekstradohet në fshehtësi drejt Milanos, biznesmeni Paro Laçi

Ekstradohet drejt Italisë në një operacion sekret ish-presidenti i klubit sportiv “Partizani”. Biznesmeni Paro Laçi nuk ka mundur dot që të qëndrojë në Shqipëri dhe do i duhet të vuajë burgimin prej 10 vitesh të dhënë nga drejtësia e vendit fqinj për trafik droge.

Ekstradimi është kryer nga Interpol Tirana në fshehtësi të plotë dy ditë më parë dhe u njoftua vetëm dje për mediat. Mësohet se Laçi u është dorëzuar agjentëve të Interpol Romës në aeroportin e Rinasit “nënë Tereza”, ku më pas ka fluturuar në kushte të larta sigurie. Policia pranoi se e mbajti të fshehtë lajmin për shkak të sigurisë.

Paro Laçi, 46 vjeç, banues ne Tiranë, është i dënuar për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas policisë, ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Milanos me vendim e datës 9 prill 2011, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai ka pasur aktivitet biznesi, ndërsa u bë edhe president i klubit të futbollit “partizani” për pak vite. Por drejtësia italiane me fotografinë e tij e kërkonte si një person me identitete serbo-boshnjake.

Ndërsa pas verifikimit të gjurmëve të gishtrinjve, dy vjet më parë, rezultoi se bëhej fjalë për Paro Laçin, që u arrestua. Më tej ai përfitoi lirimin nga gjykata në një proces të dyshimtë, kur Italia kërkonte ekstradimin, me justifikimin se po hetohej në Shqipëri për një tjetër vepër penale. Derisa më 11 janar 2014, u arrestua përsëri, pasi ishte larguar nga banesa e tij ku ishte “arrest shtëpie” dhe u vendos për ekstradimin drejt Italisë. 

 

 

 

 

 

February 4, 2014 09:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim