Ekstradohet nga Athina 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg

July 20, 2016 08:30

Ekstradohet nga Athina 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burg

Një 30 vjeçar është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë. Interpol Tirana sqaron se Andrea Kadena, nga Gjirokastra është dënuar nga Gjykata e krimeve të Rënda me 7 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të  “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Andrea Kadena.

 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin e formës së prerë numër 71, datë 21.12.2011, e ka dënuar shtetasin Andrea Kadena, me 7 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2, dhe 22 të Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Andrea Kadena”, thuhet në njoftimin e policisë.

July 20, 2016 08:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*