Ekstradohet nga Athina shqiptari i dënuar për vrasje

May 5, 2016 18:07

Ekstradohet nga Athina shqiptari i dënuar për vrasje

Një shqiptar është ekstraduar ditën e sotme nga Athina drejt vendit tonë, pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg për vrasje .

Specialistët e Interpol Tirana kanë bërë ekstradimin nga Athina Greqi, të shtetasit Besnik Rikaj, 45-vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë , me datë 06.10.2009, e ka dënuar me 10 vjet burgim, pasi në vitin 2008 ka goditur disa herë me mjet prerës shtetasin A.K, duke i shkaktuar vdekjen. 45 vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale, “vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur në vitin 2008

Në datën 05.02.2008 rreth ores 09.30, ky shtetas ka goditur me mjet prerës shtetasin A.K.

Konflikti lidhet me një makinë që Besniku ja ka marrë kunatit të A.K, shtetasit G.R dhe nuk ja ktheu më.

Pasi e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës, Besniku është larguar dhe një kalimtar i rastit e ka dërguar në spital të dëmtuarin, ku më pas ka humbur jetën.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

3

May 5, 2016 18:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*