Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 23 vite burg

June 15, 2016 16:28

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 23 vite burg

Ekstradohet nga Athina një shqiptar i dënuar me 23 vite burg për “Vrasje”. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi i Enkelejd Banaj, 42 vjeç, lindur në Ballsh-Mallakastër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin numër 128, datë 3 prill 2000, e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg për veprën penale të “vrasje me dashje”, “kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur” dhe “prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municionit”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën/Greqi, në datën 10 shkurt 2016, Enkelejd Banaj, është arrestuar në territorin grek, me qëllime ekstradimi drejt vendit tonë.

June 15, 2016 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*