Ekstradohet nga Holanda pukjani i “Babagjyshëve” që grabitën argjendarinë në TEG

September 29, 2019 13:03

Ekstradohet nga Holanda pukjani i “Babagjyshëve” që grabitën argjendarinë në TEG

Ekstradohet nga Holanda Fatmir Pjetri 33 vjeç, lindur në Pukë i dënuar me 30 vjet burg si pjesëtar i grupit të “Babagjyshëve” për grabitjen e disa argjendarive.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg  për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e grupit kriminal “Babagjyshët” që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet.

Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 sot u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

j.l./ dita

September 29, 2019 13:03
Komento

2 Komente

  1. LORA September 29, 13:39

    Lajm i mire.

    Reply to this comment
  2. TIRONA September 29, 19:18

    Vdekje malokeve hajdute,qe e zhndruan Shqiperine ne ferr !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*