Ekstremistët grekë mblidhen në Bularat, rikthejnë tezat e Vorio-Epirit

May 17, 2018 09:06

Ekstremistët grekë mblidhen në Bularat, rikthejnë tezat e Vorio-Epirit

 

Në Bularat të Dropullit gjatë fundjavës së shkuar përfaqësues të qarqeve ekstremiste greke si dhe anëtarë të organizatës Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit, kanë zhvilluar aktivitete në përkujtim të Protokollit të Korfuzit, të vitit 1914, duke risjellë në vëmendje tezat e autonomisë së Vorio Epirit.

Në tubim është shpalosur edhe flamuri i Vorio Epirit, ndërsa organizatori Mondi Kolila, emigrant shqiptar në Greqi tha se çështja e Vorio Epirit është më e ndjeshme se kurrë, 104 vjet pas vendimit të Protokollit të Korfuzit, raporton Top Channel.

Kreu i bashkisë së Dropullit, Arqile Deçka që i ishte i ftuar në aktivitet, thotë se nuk ka pasur dijeni për përmbajtjen e ceremonisë dhe se është distancuar e larguar sapo është njohur me qëllimet e saj. Ai mohon që ky aktivitet t jetë organizim i bashkisë.

“Si kryetar i bashkisë Bularat, u informova dhe u ftova, por lur e mora vesh për çfarë bëhej fjalë dhe u distancova. Kishin ardhur 10-15 përfaqësues nga Greqia, ndërsa ishin ftuar edhe nxënës shkollash dhe punonjës administrate, por nuk shkuan. Nga institucioni i bashkisë nuk mori pjesë askush”, deklaroi për Top Channel kreu i bashkisë Bularat, Arqile Deçka.

Tubimi u mbajt në qendrën e fshatit Bularat, shumë pranë shkollës së mesme, krah monumentit të rezistencës ndaj regjimit komunist dhe mësuesve martirë të periudhës mes viteve 1944-1990.

Megjithëse bashkia mohoi që anëtarë të saj të kenë mbështetur aktivitetin, në videon e shpërndarë online duken disa figura lokale publike, përfshirë edhe një punonjës bashkie.

Gjatë aktivitetit u bënë deklarata të ashpra kundër qeverisë shqiptare, duke e akuzuar për mosnjohjen e identitetit etnik dhe mohimin e të drejtave të grekëve në zona si Përmeti, Himara apo Korça.

a.s/dita

May 17, 2018 09:06
Komento

5 Komente

  1. Nji shtet i vertete ,do kishte nji Trup te gateshme ,per Ratse speciale si kto .jo legal ! May 17, 10:07

    Dhe jepte Lexionin e nevojshem jo vetem ktyre hienave Greke .
    Por kush do bej shtet aty ?
    Shkerdhatat qe haen si qene per pushtet ?
    Kush ta vjedhe me shume Shqiperine ?
    Kta bij Bushtrash ,qe s’ngeli qen i huaj pa i shklerdhyer ?
    Shifeni ku e katandisen Shqiperine banda e pederasteve Politike ,jo vetem ata tradicionale te pd e lsi qe jane bij putanash e jane shkerdhyer ne cdo kohe me te huajt ,por
    edhe kta qe bejne gjasme jane per Shqiperine
    e qe i kann marre virusin e putanave allaturka e luajn Porno politike me njera -tjetren medieve e Parlament .
    Nuk ka ngel me gjak shqiptari ne ate vend ,jane shndruar te gjithe ne pederasta ,gjysma shkerdhehet me arabe e turqe e pjesa tjeter me atat europiane
    ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    putana te peshtira .
    JU GERTHISNI TE CONI SHQIPERINE NE EUROPE ?
    NE DJALL VETEM MUNDET TA CONI POR KURR ATJE KU DUHET
    KERMA

    Reply to this comment
  2. Amerikani May 17, 10:41

    Kete Mondi Kolilen shteti shqiptar duhet ta shkruaje me “bold” te theksuar qe mos i harrohet emri edhe pas integrimit te Shqiperise ne BE, njesoj si Spiro Milon e 1914.

    Reply to this comment
  3. Zeqo May 17, 15:41

    Jane te organizuar nga PD vetem e vetem qe te thone se ne shqiperi ska drejtesi juk respektohen minoritetet etj etj. Perfundimisht pas grekut eshte partia demokratike qe ka bere genocid mbi shqiptaret.

    Reply to this comment
    • Nik May 17, 17:30

      O “Zeqo” qe flet si e ema e Zeqos maje thanes. PD ka shume mekate por ne kete rast pergjegjesia eshte e policise dhe sherbimit informativ i thençin “kombetar” qe s’eshte fare i tille. Greqia qe eshte abtar i BE perndjek gazetaret tane si Marin Mema etj kur ata bejne ndonje emision per Camerine ndersa keta andartet greke qe jetojne akoma me enderrat e vitit 1914 na sheshohen ne vendin tone sikur ky vend nuk ka zot. Turp!
      Nik

      Reply to this comment
  4. Ashtu kot ! May 17, 19:08

    Ne se shqiptaret e Camerise do te tentonin te vepronin keshtu ne vatrat e tyre etnike ne Greqi , cfar do te bente qeveria freke ??? Po ne , a kemi qeveri ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*