“Ekstremistët s’mund të bëjnë asgjë gjatë vizitës së Papës në Tiranë”

September 4, 2014 12:47

“Ekstremistët s’mund të bëjnë asgjë gjatë vizitës së Papës në Tiranë”

Deputeti socialist, Arben Çuko, thotë se të kthyerit nga Siria janë të mirëkontrolluar.

Sipas tij, ata nuk mund të bëjnë asnjë gjë me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Alarmi tek ne ka qënë në një shkallë të rritur që kur u morën lajmet e para për njerëz nga Shqipëria, të cilët nën petkun e fesë, kanë shkuar dhe janë bashkuar me terroristët në Siri, dhe tashmë në Irak, në “shtetin islamik” të ISIS.

Kjo ka gati më tepër se një vit.

Unë mendoj se Shërbimi i Sigurisë, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit, Prokuroria, janë marrë seriozisht me këtë punë.

Ata njerëz janë të mirëkontrolluar, nuk besoj se do të arrijnë të realizojnë ndonjë lloj plani në Shqipëri.

Sepse në rast të kundërt, në qoftë se ata do të vënë në përdorim ndonjë plan djallëzor të tyre për të shkaktuar ndonjë incident në rastin e vizitës së Papës, atëherë do të ishte humbje shumë e madhe për Shërbimet e Sigurimit dhe për shtetin shqiptar.

Ata njerëz që janë të rekrutuar dhe kanë shkuar në Siri, apo në xhihadin e tyre të famshëm, janë dy kategori.

E para është kategoria e shpërlarjes së trurit dhe e dyta janë njerëzit e varfër, që i kanë paguar.

Të varfër, të pashkolluar, u kanë shpërlarë trurin, dhe këtu qëndron rrezikshmëria e tyre.

Logjika normale njerëzore, nuk mund ta pranojë që një person në lulen e jetës së tij të hedhë veten në erë”, thotë deputeti socialist për “Ora News”./b.l

September 4, 2014 12:47
Komento

7 Komente

  1. orli September 4, 13:10

    Meqenèse jane te mirèkontrolluar perse nuk i arrestoni?!

    Reply to this comment
  2. Ish Ushtarak September 4, 13:11

    Nuk besoj se eshte kjo nje pergjigje e duhur per tu mburur Pergjigja me e mire do ishte qe te meren masa per sigurimin e vizites se tij ne Tirana pa bere shume buje Dalja ne media me deklerata te tila tregon papergjegjshmeri mos njohje te situates per mos thene ndonje fjale me te rende, sidomos ketij nuk i takon te shprehet keshtu duhet te jete me i artikulushem ne keto dalje dhe me i kujdesshem. Situata ne pergjithesi ne bote eshte shume e trazuar dhe shenja per perkrahje te tyre sidomos nga kosova jane dhene keto jane sinjale jo te mira.

    Reply to this comment
    • bariu September 4, 15:00

      Ha ha tani po i kuptoni se kush qenkan kosovaret! Ju i mbanit per patriotizem, por qe qenka ndryshe u merkan me terrorizem!

      Reply to this comment
  3. info analitike September 4, 17:41

    Pas ministrit Beqja qe na garantoi se Ebola nuk ka asnje shans te hyje ne Shqiperi i vjen radha Cukos qe na garanton nga terrorizmi. Perse bota nuk merr shembull nga ne qe jemi kaq eficiente? Ne me kete shkalle sigurie ia kalojme edhe Izraelit.
    Dikur shanin Berishen si plak i rrjedhur kur bente deklarata kuturu, po tani?

    Reply to this comment
  4. Sajmja i brisides September 4, 18:43

    Ky Cuko paska mbetur po aq kokebosh sa ne netor te vitit 2000, kur komandonte trupat komando. O Cuko trim lalucerie te sugjeroj te lexoshne te ky linku, qe gjeta ne web:

    http://www.durreslajm.com/opinione/ka-takat-kryeministri-rama-t%C3%AB-siguroj%C3%AB-vizit%C3%ABn-e-pap%C3%ABs-ii

    Reply to this comment
  5. ilia September 4, 18:49

    Na qetesoi me demek ky deputeti. Po nuk eshte puna tek ca pak qe kane marre armet, islamizmi ekstrem dhe antiorthodhoksia eshte kthyer ne ideologji ne kosove dhe po perhapet ne shqiperi,

    Reply to this comment
  6. graciani September 4, 23:18

    vatikani ka strukturat e veta te sigurise se te mbetej ne dore te ketyre tipave nuk dilte papa as te ballkoni i vet jo me te merte rrugen per shqiperi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*