Ekstremizmi islamik, Bushati: Ne nuk ndjehemi të rrezikuar

October 29, 2014 18:18

Ekstremizmi islamik, Bushati: Ne nuk ndjehemi të rrezikuar

Ministri i Jashtëm Ditmir  Bushati thekson se Shqipëria aktualisht nuk ndjehet e kërcënuar nga rreziku i një lufte fetare, ndërsa thekson se Shqipëria është një vend evropian dhe laik, ku ka një ndarje të qartë të çështjeve fetare nga ato shtetërore. Në një intervistë për gjigantin televiziv “CNN International”, Bushati shprehet se gjithsesi duhet treguar kujdes me luftëtarët e huaj që rikthehen në vendet e tyre të origjinës.

“Ne nuk ndjehemi të rrezikuar. Sigurisht, duhet të kuptojmë që ky nuk është një fenomen shqiptar, ky nuk është një fenomen ballkanik, çka do të thotë që Ballkani nuk është burim luftëtarësh të huaj të rinj, por ekziston një element i vërtetë rreziku dhe unë mendoj që të gjitha vendet e Ballkanit, edhe për shkak të vendndodhjes gjeografike, mund të jenë të rrezikuara, sidomos nëse flasim për kthimin e këtyre luftëtarëve të huaj në vendet e tyre të origjinës. Këta të fundit mbartin pa dyshim një rrezik, sidomos aty ku strukturat shoqërore janë të pamjaftueshme, ku stabiliteti politik është i brishtë, ku kohezioni social është ende i paformuar ose ku ka përbërje të ndërlikuar fetare dhe etnike, siç është rasti i Ballkanit, dhe për këtë çështje nuk ka përjashtime më duhet të pranoj”, tha Bushati.

 

Kryediplomati thekson se Shqipëria ka bashkë-sponsorizuar Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftëtarët e huaj terroristë dhe, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA,  përgjigja e qeverisë shqiptare ka qenë e gjithanshme.

 

October 29, 2014 18:18
Komento

1 Koment

  1. Mark uk October 30, 18:33

    Nuk jan shqipart te rrezikuar vetem ky popull nese do behet ashtu sic ishte ne kohen Gjergj Kastriotit.Ateher nuk do rrezikohemi nga rreziku qe po i kanoset ksaj bote nga ekstremistet islamike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim