Ekuadori bllokon 200 kg kokainë, 3 shqiptarë mes të arrestuarve

July 10, 2014 16:26

Ekuadori bllokon 200 kg kokainë, 3 shqiptarë mes të arrestuarve

Antidroga e DEA-s amerikane dhe policia ekuadoriane e quajtur “ Sapphire” organizoi një operacion të quajtur “Balcanos” i cili u finalizua me bllokimin e 201, 5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë e pastër që kishte për destinacion portin e Durrësit. Gjatë këtij operacioni u 17 shtetas të huaj si dhe tre shqiptarë.

Mësohet se policia u angazhua me datë 4 korrik ku sekuestroi para, dokumenta të ndryshme, makina të markave dhe tipeve të ndryshme, disa celularë, disa armë zjarri të mbajtura pa leje si edhe pajisje për modifikimin e kontejnerëve të zakonshëm dhe atyre të pajisur me sistemin genset, (frigo-kontejner). Në kuadrin e këtij operacioni janë kapur edhe sasi të tjera droge me destinacion Shqipërinë por, që do kalonin tranzit në Spanjë, Itali nëpërmjet Livorno dhe Xhoja Tauro. Më herët nga policia ekuadoriane në 18 maj 2014 u sekuestruan në një kontejner me destinacion Durrësin një sasi prej 89 kg kokinë e pastër ndërsa më 26 maj 2014 u sekuestruan 113 kg hidroklorid kokaine me destinacion tranzit portin spanjoll të Marin Pontevedra-s.

Të arrestuarit e operacionit “Sapphire” janë Miguel C.A., Juan Z.M., Christian A.A., Secong CH.S., Victor G.N., G.S. Carlos, I.M. Francisco, V.S. Oscar, A.B. Richard, L.V. Ëilmer, S.G. Darëin, S.M. Luis, G.S. Angel, T.P. Angel, C.P. Javier, Y.Z. Luis dhe shtetasi hollandez Carlos M. Jesus. Këta persona akuzohen se si pjesëmarrës të këtij trafiku kokaine në aksin nga Ekuadori, Porti i Guajakilit për në Shqipëri më konkretisht në Portin e Durrësit.

Ndërkohë që në prangat e policia kanë rënë edhe tre shqiptarët Lulëzim M. 35 vjeç me dy pasaporta të ndryshme, Pelivan R. si edhe Remzi A. 33 vjeç shqiptar i Kosovës si dhe shtetasi grek Loannis D. 31 vjeç i dyshuar si shqiptar etnik. Në këtë operacion kanë bashkëpunuar antidroga e DEA-s amerikane me policinë ekuadoriane, me rojen civile spanjollë, me financën italiane, me doganat malazeze ndërsa nuk ka marrë pjesë policia shqiptare.

July 10, 2014 16:26
Komento

4 Komente

  1. P.A.B July 10, 23:34

    (1) Këta persona akuzohen se si pjesëmarrës të këtij trafiku kokaine në aksin nga Ekuadori, Porti i Guajakilit për në Shqipëri më konkretisht në Portin e Durrësit.

    (2) Në këtë operacion kanë bashkëpunuar antidroga e DEA-s amerikane me policinë ekuadoriane, me rojen civile spanjollë, me financën italiane, me doganat malazeze ………….. ndërsa nuk ka marrë pjesë policia shqiptare.

    Reply to this comment
  2. Flag July 11, 08:04

    Qe jemi eksportues droge dihet por qe po behemi dhe importues te droges kjo po, eshte arritje. Ne baze te mesimeve te Enverit qe thoshte : Pa eksport nuk ka import! Apo mos e ka ngarkuar opozita drogen ne Ekuador per te fajesuar qeverine, ku i dihet, skenare sheh kudo kjo qeveri.

    Reply to this comment
  3. beni July 12, 01:42

    Po ca lidhje ka ekuador shqiperi.Po pse ja hedhim gjitmon te ligat vetes nr.Po mir po kur kapet bullgar,ca thon bullgaret do e conte ne shqiperi.Po rini ku ka treg shqiperia se latw name.Jan per europe per erope.Bolle te nxirre e kemi faqen mo na i nxini me dhe ju.

    Reply to this comment
  4. brumbulli July 16, 05:15

    nuk e gjen asgjekundi kete lajm.. mos eshte me shume nje dekonspiracion ose perseritje e nje lajmi nga prilli?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*