Ekuadori i jep shtetësinë themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

January 11, 2018 18:56

Ekuadori i jep shtetësinë themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Ekuadori i ka dhënë shtetësinë Julian Assange, themeluesit të Wikileaks që prej 5 vitesh jeton në ambasadën e këtij shteti në Londër.

Dhënia e shtetësisë është parë si një përpjekje për ta nxjerrë Assange nga Ambasada.

Ekuadori i dha azil politik Assange në vitin 2012 duke i mundësuar të shmangë ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për ngacmim seksual nga dy femra.

Mbështetësit e Assange thonë se akuzat në Suedi janë ngritur qëllimisht pa baza kundër Assange, ndërsa prokurorët aty e pushuan çështjen me arsyen se themeluesi i Wikileaks që u bë i famshëm pas publikimit të mijëra kabllogrameve sekrete të shtetit amerikan, qëndron i mbyllur në Ambasadë.

Megjithatë ata kanë deklaruar se çështja do të rihapet sapo Assange të bëhet “i disponueshëm”.

January 11, 2018 18:56
Komento

1 Koment

  1. Shefqet Cela January 11, 20:39

    Te nderuar ekuadorianet qe i japin shtetesine ketij martri te se vertetes; duke marre mbi vehte pasojat.
    Nuk mund te them te njejten gje per presidentin tone shume te nderuar (si flori) qe ja u mohon (megjthse, sipas meje, per arsye madhore) qytetareve te thjeshte kosovare, qe e duan per arsye pune, per buken e gojes; pooooooor ja jep kryeministrit Haradinaj qe e do per arsyet qe i di vete ai.
    Si njeri dhe tjetri vajmedet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*