Ekzekutimi në Durrës: Ja tre pistat e hetimit

May 9, 2016 11:17

Ekzekutimi në Durrës: Ja tre pistat e hetimit

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, në afërsi të zonës Iliria, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 39-vjeçari Shpëtim Shala.  Autori qëlloi 15 herë mbi viktimën, me një automatik me silenciator.  Shala ishte proceduar më parë për trafik narkotikësh, por mori pafajësinë në Gjykatën e Lartë.  Policia po heton në tri pista, shoqërohen 15 persona.

 

Një person është vrarë në qytetin e Durrësit, teksa ndodhej në automjetin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, në zonën e njohur si Iliria në qytetin e Durrësit.

Viktimë e plumbave mbeti Shpëtim Shala, 39-vjeçari baba i tre fëmijëve, që njihet edhe si pronar i disa dyqaneve në këtë zonë.

Vrasja i krye ishte në automjet pranë një rrugice mes pallatesh.

Dëshmitarët dëgjuan zhurma të mbytura arme dhe kur u afruan pranë automjetit tip ‘Volkswagen 5’, me targa AA 086 HJ konstatuan trupin e pajetë brenda në makinë.

Jo pak, por 15 plumba janë zbrazur në trupin e Shalës, duke e lënë të vdekur në vend.

39-vjeçari ndodhej në timonin e automjetit të tij dhe nuk ka pasur asnjë mundësi reagimi.

Dyshohet se viktima e ka njohur autorin, pasi dëshmitarët flasin se ai ishte në lëvizje dhe sapo ka parë personin në rrugë, ka ndaluar.

Menjëherë është derdhur në distancë të afërt breshëri automatiku (dyshohet një armë scorpion me silenciator), duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas autori u largua mes pallatesh në zonën e plazhit.

Forca të shumta policie shkuan në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka emra konkret mbi autorët e mundshëm apo arrestimin e tyre.

Krimi u shënua mesditën e ditës së fundit të javës, ku kjo zonë ishte mjaft e populluar.

Për të zbardhur shkakun e vrasjes, policia po verifikon të shkuarën e 39-vjeçarit. Mësohet se ai ishte person i skeduar më parë dhe proceduar penalisht për trafik të lëndëve narkotike në vitin 2011.

Ndonëse policia kishte zbuluar një sasi kanabisi në bilardon në pronësi të Shalës, ai u hetua në gjendje të lirë dhe në vitin 2015 mori përfundimisht pafajësinë nga ana e Gjykatës së Lartë, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar dënimin me burg.

Gjithashtu, ai është shoqëruar në polici edhe për ngjarje të tjera të ndodhura kryesisht në Durrës.

Po hetohet një konflikt i viktimës në ditët e fundit, pasi ka pasur mosmarrëveshje me një person.

Durrësi mbetet problematik për sa u përket vrasjeve, pasi vetëm në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar shtatë viktima, të ekzekutuar me armë zjarri.

Ndonëse në zonat bregdetare ka një numër më të madh të punonjësve të rendit, të cilët patrullojnë, përsëri krime të tilla nuk kanë munguar, për më shumë që autorët shpesh arrijnë që të largohen.

 

May 9, 2016 11:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*