Ekzekutimi i Ravik Gurrës, avokatët në Elbasan bojkotojnë gjyqet për 1 javë

March 25, 2019 09:52

Ekzekutimi i Ravik Gurrës, avokatët në Elbasan bojkotojnë gjyqet për 1 javë

Të indinjuar për vrasjen e kolegut të tyre, Ravik Gurra, mbrëmjen e së premtes, avokatët e qytetit të Elbasanit kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha proceset gjyqësore për 1 javë.

“Jemi 30 vjet demokraci dhe nuk mund të përqendrohemi vetëm tek kapja e autorit. Ku është puna parandaluese? Si është e mundur një njeri i njohur dhe i respektuar të vritet në mes të qytetit? Çfarë po bën policia? Asnjë e dhënë për autorin. Nuk është rasti i parë që s’ka autorë”, ka qenë reagimi i tyre, duke kërkuar forcim të masave për krime të tilla.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka mbajtur qëndrim pasiv. Asnjë reagim mbështetës. Duhet solidarizim kombëtar. E papranueshme që asnjë përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk ishte i pranishëm në varrimin e Ravik Gurrës, turp për Dhomën Kombëtare të Avokatisë”, thanë kolegët e Gurrës në Elbasan.

o.j/dita

March 25, 2019 09:52
Komento

1 Koment

  1. pitu March 25, 10:51

    ato vendime qe kane dhene gjykatat keta nuk kane faj fare qe nuk kane mbrojtur drejtesine per te mos dhene vendime te padrejta duhet te kaloje vetingu edhe tek keta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim