Ekzekutimi në Vlorë/ Zbulohet e shkuara kriminale e viktimës, vrasja në 2001 dhe arrestimi në Vjenë

April 21, 2017 09:37

Ekzekutimi në Vlorë/ Zbulohet e shkuara kriminale e viktimës, vrasja në 2001 dhe arrestimi në Vjenë

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmë qytetin e Vlorës, kur persona ende të paidentifikuar ekzekutuan Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçar, nga Vlora dhe plagosën tre të tjerë, mes tyre edhe një femër.

“Panorama” raporton se viktima, që ishte shenjestra e sulmit me armë ka qenë person me precedente, pasi ka qenë i dënuar për një vrajse në vitin 2001 në qytetin e Vlorës.

Viktima Gjioveshaj në vitin 2001 ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit.

Ngjarja ndodhi në Vlorë, dhe pas krimit, ai u dënua me 12 vjet burg. Por nuk vuajti dënim, pasi u arratis jashtë vendit.

Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua. Nuk dihet se si autori ishte i lirë pasi duhet të vuante dënimin me 12 vite burg, por mësohet se çështja ka kaluar në disa shkallë të gjyqësorit.

Dëshmitë 

Në vend janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa ka dyshime se janë përdorur disa armë dhe se ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve.

“Dëgjuam të shtëna në formë breshërie dhe më pas ulërima e thirrje për ndihmë të të plagosurve. Dukej sikur u përdor më shumë se një armë”, u shpreh një banor i zonës.

Policia shoqëroi mbrëmë disa persona, të shumtët në cilësinë e dëshmitarëve apo të tjerë që mund të kenë dijeni për krimin.

 

 

April 21, 2017 09:37
Komento

Ende pa komente

  1. ??? April 21, 09:47

    Ja pra pse duhet vetting-u. Po te kishte drejtesi ky tipi do ishte ne burg sot dhe cfare ndodhi mbreme nuk kishte per te ndodhur. Ky eshte nje rast tipik i korrupsionit ne gjykata.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*