Ekzekutohet biznesmeni nga Vlora, dyshohet për pazare droge

June 5, 2018 09:25

Ekzekutohet biznesmeni nga Vlora, dyshohet për pazare droge

 

Biznesmeni 29-vjeçar nga Vlora ka mbetur i vdekur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme si pasojë e një atentati me armë zjarri.

Biznesmenit Vasil Dervishaj i është bërë pritë teksa ndodhej poshtë banesës së tij tek ish Kombinati i Peshkut dhe është qëlluar disa herë gjate kohës që po bëhej gati për të zbritur nga makina e tij me targa OD 467AF.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka ngritur disa patrulla në hyrjet dhe daljet e qytetit, për të bërë të mundur ndalimin e personave që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkaq në pyetje janë marrë edhe dëshmitarë dhe të afërm të viktimës.

Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për konflikte të vjetra. 29-vjeçari jetonte në Vlorë dhe kishte një pikë ku shiste lavatriçe dhe frigoriferë të përdorur.

Policia ka ndaluar disa persona për ti marrë në pyetje. Ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe familjarët për të hedhur dritë mbi konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur 29-vjeçari që mbeti i vdekur.

Burime nga Panorama bëjnë me dije se biznesmeni i cili kishte një kafene në Vlorë nuk është një emër i panjohur për policinë. Në të shkuarën ai rezulton me precedentë në fushën e trafikut të kokainës. Në këtë drejtim janë përqendruar edhe hetimet.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet ne disa pista, duke u përqëndruar veçanërisht në ate të një krimi për hesape droge dhe në një krim për krim për shkak të hakmarrjes pas një hasmërie të vjetër.

Nuk ka ende asgjë zyrtare lidhur me shkakun, pasi policia thotë se është duke hetuar për ngjarjen e plotë.

l.h/ dita

June 5, 2018 09:25
Komento

3 Komente

  1. ??? June 5, 09:52

    Gangster moj Dita, jo biznesmen!

    Reply to this comment
  2. Arben June 5, 14:34

    Me.kete. fjalen biznesmen e lini

    Te forte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim