Ekzekutohet me armë zjarri lideri i serbëve në Kosovë

January 16, 2018 09:51

Ekzekutohet me armë zjarri lideri i serbëve në Kosovë

Një ndër udhëheqësit kryesorë të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e kësaj të marte.

Ivanoviç është qëlluar disa herë në trup para se të hynte në zyrën e tij, në pjesën veriore të Mitrovicës.

IndeksiOnline raporton se pas atentatit Ivanoviç është shoqëruar menjëherë për në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve të “Indeksonline” makina e personave që dyshohet se kanë qëlluar ndaj Ivanoviç është gjetur e djegur në Zveçan.

Kush ishte Oliver Ivanoviç?

Oliver Ivanoviç u lind në Pejë më 1 prill 1953. Ai u bë kadet në Akademinë Ushtarake të Zagrebit nga ku u kthye në Kosovë dhe u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë.

Para luftës ishte president i Klubit të Karatesë “Trepça” në Mitrovicë ndërsa aktivitetin politik e nisi, në vitin 1999, me një kërkesë nga “Rojat e Urës”, të cilët e ftuan Ivanoviçin për t’i trajnuar si mjeshtër i karatesë.

Në 1999 u bë anëtar i Këshillit Kombëtar Serb, SNV, e më vonë president i bordit ekzekutiv.

U shkarkua pas dy viteve kur u bënte thirrje serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet në Kosovë.

Në vitin 2001, ai nisi krijimin e Trupit Koordinues, organizata zyrtare e qeverisë serbe ndërsa atë vit u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2001- 2004 nga koalicioni “Kthimi”.

Oliver Ivanoviç ishte lider i Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”.

Në vitin 2008 Ivanoviç u bë Sekretar i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën ndërsa në vitin 2013 kandidoi për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ivanoviç u arrestua në vitin 2014 për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë si i akuzuar për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës

Sa ishte në paraburgim, ai hyri në grevë urie në kërkim të mbrojtjes në liri. Dëshmitarët thanë së gjatë luftës e kanë parë me uniformë dhe të armatosur.

Ivanoviç u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg ndërsa më vonë rasti ndaj tij është kthyer në rigjykim.

January 16, 2018 09:51
Komento

5 Komente

  1. anticensurë25642654 January 16, 13:04

    të shohim se çdo të ndodhë me hetimet!
    shpresoj të mos e kenë vrarë vet!!
    që sërbët e kanë vrarë,kjo ska nevojë për tu vërtetuar,por shpresoj që të mos jetë qeveria!!

    Reply to this comment
  2. loni January 16, 13:43

    Serbet e hoqen nga skena politike si limon te shtrydhur, atehere kur nuk ju hynte me ne pune.

    Reply to this comment
  3. Skifteri January 16, 15:52

    Gjèja e parè qè thuhet nè tè tilla raste : – U qèrua Mitrovoca nga njè ‘bajgè’ ! Njè kriminel mè pak sot, mè shumè siguri dhe paqè nesèr. Por pèr çdo serb tè vrarè nè momente kur paqja duket fare pranè historikisht vrasja organizohet nga qarqet tè caktuara tè Beogradit pèr tè justifikuar ndèrprerjen e dialogut me Kosovèn siç e ( bènè menjèherè ) pasi shqipètarèt po na vrasin ?!? Realiteti dihet se kush dhe ku organizohen vrasje tè tilla dhe pèrse e bèjnè. Veprimet e para duhet tè jetè hetimi me urgjencè dhe profesionalitet nga organet kopetente e pastaj tè merren vendimet…. Deklarata e ambasadorit serb nè shqipèri se serbia kurrrrè nuk do ta njohè Kosovèn e Pavarur ishte njè paraprirje e kètijè atentati ndaj tè ndjerit ( nèse vèrtetè èshtè i vrarè ) Ivanoviçççç !

    Reply to this comment
  4. Lili January 16, 17:35

    Zoti eshte i madh, edhe ky hak e ka pasur me gjithe ato krime qe ka krye ne kosove.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*