Ekzekutohet shkencëtari bërthamor iranian

August 7, 2016 10:15

Ekzekutohet shkencëtari bërthamor iranian

Një shkencëtar bërthamor Iranian, i ndaluar në vitin 2010 është ekzekutuar. Lajmin e kanë konfirmuar familarët e tij për BBC.

Nëna e Shahram Amiri tha se trupi i djalit të saj ishte kthyer në vendlindjen me shenja litari rreth qafës, që tregon se ai ishte varur.

Amiri ishte mbajtur në një vend të fshehtë pas kthimit nga SHBA, ku kishte thënë se ishte marrë me forcë nga CIA.

BBC shkruan se disa raporte thonë se ai kishte njohuri të thella të programit bërthamor të Iranit.

Amiri, i cili ka lindur në vitin 1977, u zhduk pas marrjes nga një pelegrinazh në Mekë në vitin 2009.

Ai u shfaq në SHBA një vit më vonë duke thënë se ai kishte qenë i rrëmbyer dhe ishte vënë nën presion të madh psikologjik të zbulojë më shumë informacione nga CIA.

Në një video regjistrim, i cili dyshohet se ishte i bërë në SHBA, ai kishte thënë: “Më çuan në një shtëpi që nuk e di se ku ndodhej dhe ata më dhanë një injeksion anestetik.”

Në një tjetër video ai pretendon se ai kishte ikur nga burgu amerikan dhe ishte kthyer në Teheran në vitin 2010, ku ishte pritur si hero.

August 7, 2016 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*