Ekzekutoi çiftin e muzikantëve, autori: Më mirë të vdisja, se shpëtova

October 25, 2017 09:12

Ekzekutoi çiftin e muzikantëve, autori: Më mirë të vdisja, se shpëtova

Autori i vrasjes së dyfishtë Apostol Kosta ndodhet në spital në gjendje të rëndë pas tentativës së vetëvrasjes.

Pas vrasjes së dyfishtë, Apostol Kosta është shprehur “Jam penduar, më mirë të kisha vdekur sesa shpëtova”, mësohet se ka thënë ai.

Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa mund të transportohet në Tiranë.

Leko dhe Afërdita Kosta janë një çift i njohur në qytetin e Gjirokastrës, pasi ishin muzikantë.

Ngjarja

Ngjarja duhet të ketë ndodhur në pak minuta, ndërsa autori, Aposto Kosta duket se ka mirëmenduar çdo gjë.

Ai ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda.

Në banesë në momentin e krimit ndodhej edhe djali 15-vjeçar i çiftit që pa tmerr me sy.

Shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosota për një konflikt pronësie që kishin pasur me Aposton, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimën.

October 25, 2017 09:12
Komento

2 Komente

  1. Zzzzzz October 25, 09:22

    RAST I RRALLE…???!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 October 25, 12:15

    “më mirë të kisha vdekur sesa shpëtova”
    atyre të tjerëve ja u dogje mundësinë për të bërë diçka tjetër,ti vetë mos u mërzit! ke kohë boll me bo prap vetvrasje!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*