Ekzekutorët e Çiçës fshihen në Tepelenë

May 25, 2016 15:56

Ekzekutorët e Çiçës fshihen në Tepelenë

Jani Alia dhe Renato Milloshi, dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ekzekutimit të Elton Çiçës, dyshohet se janë fshehur në Malësine e Tepelenës, saktësisht në dy fshatra në kufij me Vlorën.

Për këtë arsye, një njësi e Repartit RENEA, e cila është e specilizuar në identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të kërkuarve për vepra të rënda kriminale, prej disa ditësh është zhvendosur në Tepelenë dhe Vlorë.

Paralelisht mësohet se, nga ana e grupit hetimor, që kryesohet nga Zv/Drejtori i Krimeve të Rënda, po vlerësohen disa informacione të mbërritura nga qytetarët, pas deklaratës për media të policisë.

Jani Alia, 39 – vjeç nga Tepelena, mbrëmjen e 1 Majit, rreth orës 22:10, ekzekutoi 36 – vjeçarin Çiça, në shoqërinë e 3 personave.

Alia u ndihmua nga Renato Milloshi, 36 – vjeç, nga Berati, banues në Tiranë.

Ndërkohë Jani Alia, ekzekutori i Elton Çiçës, ishte me shërbim prove kur më 1 Maj vrau Elton Çiçon, me tre plumba.

Ai ishte dënuar me 4 muaj burg për drejtim të mjetit në gjendje të dehur në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë. Por ishte liruar në fund të Marsit, pasi kishte përfituar nga shërbimi i provës.

Sipas vendimit, për 18 muaj me radhë, ai nuk duhet të konsumonte alkool, të mos shoqërohej me persona me precedentë penalë dhe të paraqitej një herë në javë në shërbimin e provës.

Deri në kryerjen e atentatit, shërbimi i provës nuk ka konstatuar shkelje të rregullave të vendosura për të dënuarin.

Por gjatë vitit 2016 është proceduar penalisht edhe për ndërtim të paligjshëm.

Më 8 Janar, Komisariati Numër 1 i Policisë referoi materialet hetimore në Prokurori, në gjendje të lirë për Jani Aliaj, pasi në lokalin e tij pranë Qytetit Studenti ishte konstatuar duke ndërtuar pa leje.

 

May 25, 2016 15:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim