Ekzistojnë 2 lloje lumturish…por ne ndjekim atë të gabuarën!

November 8, 2019 12:53

Ekzistojnë 2 lloje lumturish…por ne ndjekim atë të gabuarën!

Ne jemi gjithmonë duke ndjekur diçka, qoftë një promovim, një makinë të re apo diçka tjetër e rëndësishme. Kjo çon në besimin se, “Kur ajo çka donim realizohet, më në fund do të jemi të lumtur”.

Ndërsa këto ngjarje të mëdha na bëjnë të lumtur në fillim, hulumtimet tregojnë se kjo lumturi nuk zgjat.

Një studim nga Universiteti Veriperëndimor mati nivelet e lumturisë së njerëzve të rregullt kundër atyre që kishin fituar çmime të mëdha lotarie një vit më parë. Studiuesit u befasuan kur zbuluan se vlerësimet e lumturisë së të dy grupeve ishin praktikisht identike.

Nocioni i gabuar se ngjarjet kryesore të jetës diktojnë lumturinë dhe trishtimin tuaj është aq i përhapur sa që psikologët kanë një emër për të: paragjykimi i ndikimit. Realiteti është, lumturia e bazuar në ngjarje është e efemere.

Lumturia është sintetike, pra ju e krijoni atë ose jo. Lumturia që zgjat fitohet përmes zakoneve tuaja. Njerëzit jashtëzakonisht të lumtur kanë krijuar zakone që ruajnë lumturinë e tyre ditë pas dite, jashtë dhe brenda shtëpisë. Ja cilat janë këto zakone:

Gjejnë kohën të vlerësojnë kënaqësitë e vogla të jetës, duke thithur lumturi dhe në detajet e përditshmërisë.

Bëjnë gjimnastikë dhe gjejnë kohën për tu kujdesur për veten e tyre fizikisht dhe estetikisht.

Harxhojnë para për njerëz të tjerë (dhurata ose suvenire të vogla vlerësuese).

Rrethohen nga njerëz të mirë dhe pozitiv.

Qëndrojnë pozitiv për çdo aspekt të jetës duke mos rënë pre e mërzisë së thellë.

Flenë mjaftueshëm duke i dhënë rëndësi këtij procesi jetësor.

Bëjnë biseda të thella dhe produktive dhe nuk merren me thashetheme ose me paragjykime.

Ndihmojnë të tjerët jo vetëm materialisht, por edhe psikologjikisht.

Përpiqen të jenë të lumtur duke shpenzuar energji në mendime produktive për të ecur para dhe jo pas.

I bëjnë gjërat vetë duke preferuar takime ballë përballë më shumë se ato mes telefonit apo rrjeteve sociale.

Mentalitet në zhvillim, që do të thotë se ju nuk pranoni që jeni të pandryshueshëm dhe ‘fiks’ por përpiqeni gjithnjë të ecni përpara dhe të ndryshoni zakone ose sjellje që s’ju bëjnë të lumtur. (Quartz/Scan)

o.j/dita

November 8, 2019 12:53
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 November 8, 13:38

    para se të vlersosh diçka duhet ta përkufizosh atë “diçka”,sepse seicili ja fut si kau pelës!
    pra si përkufizohet fjala LUMTURI!!
    fjalorii gjuhës shqipe
    “Të qenët i lumtur, gjendja e atij që gëzon të gjitha të mirat; ndjenja dhe gjendja e kënaqësisë së thellë dhe e gëzimit të madh që kemi kur na plotësohet një dëshirë e zjarrtë, kur ia arrijmë një qëllimi të lartë, kur gjithçka na vete mbarë. ”
    një përkufizim!?!?!?!
    merre me lëng,se mish nuk ka pas asnjëherë!!
    Lumturia është një gjëndje emocionale,e asaj që ndjejmë kur kemi plotësuar të gjiha o një pjesë të dëshirave tona!!(për mendmin tim)
    pra lumturia varet nga dëshirat e personit të veçantë!!
    nëse dikush është i lumtur me PUSHTET,a mund ti mbushësh mëndjen që e ka gabim kur ka arritur majat e tij është i lumtur??
    po atë që është i çmëndur pas makinave a mund ti thuash se po të dhuroj monalizën e leonardos dhe ai do të jetë i lumtur?!
    ndoshta se po ta shesë do të bjejë një seri makishash shumë të shtrenjta!!
    e kështu me rradhë!!
    pra seicili është i lumtur kur plotësoj dëshirat e tij!!të gjitha ndoshta nuk ka mudësi ti plotësojë!!
    dëshirat nuk janë të fiksuara,nuk janë një e dhënë fikse dhe e pandryshueshme!!
    ato ndryshojnë në kohë dhe në hapsirë,në vëndin e caktuar,ato ndryshojnë dhe me kah të kundërt!!
    ai njeri që nuk i përshtat dëshirat dhe për pasojë plotësimin dhe lumturinë që vjen nga realizimi i tyre është i detyruar të vuajë,të jetojë një depresoion dhe ndoshta të shkojë në vetvrasje!!
    shpesh kemi dëgjuar për këmbënguljen për të realizuar një dëshirë dhe për lumturinë e fituar,por askush nuk flet për ata që kanë humbur gjithçka për këmbënguljen dhe për pasojë humbjen!!flitet vetëm për fitimtarin!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*