Ekzistojnë një apo dy lloje orgazmash femërore? Frojdi dhe Kinsi gabuan

November 8, 2017 22:02

Ekzistojnë një apo dy lloje orgazmash femërore? Frojdi dhe Kinsi gabuan

Ishte Frojdi në vitet 20, njeriu që foli për herë të parë për shqetësimet mbi orgazmat dhe i klasifikoi si problematike gratë që nuk arrinin sipas tij “orgazma vaginale”.

Në vitet ’50-‘ 60 ende mendohej se “orgazma klitoriale” ishte orgazëm e “parakohshme”, ndërkohë që mendohej se orgazma vaginale ishte ajo e duhura dhe normalja te një grua e rritur.

Nga ana tjetër Kinsi, një kërkues i njohur, përforconte bindjen e përgjithshme se orgazma mund të arrihej vetëm nëpërmjet penetrimit.

Duke u bazuar në këto përfundime të gabuara për një kohë të gjatë është menduar se orgazmat e ardhura si pasojë e stimulimit vaginal, janë shumë më të rëndësishme se ato që arrihen përmes përkëdheljes së klitorit.

Kjo është dhe arsyeja që çiftet, thuajse në të gjitha rastet, janë të bindur se orgazma arrihet nëpërmjet penetrimit.

Por as Frojdi, as Kinsi nuk ishin të saktë në këtë pikë.

Asnjë nga përfundimet e tyre nuk rezultoi i drejtë.

Studimet e mëpasme provuan se orgazma është një e vetme dhe nuk mund të klasifikohet në lloje të ndryshme.

b.m. / dita

 

November 8, 2017 22:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*