Ekziston zog me emrin trishtil?

March 25, 2018 14:49

Ekziston zog me emrin trishtil?

Trishtili hyn tek ata që quhen “zogjtë këngëtarë”.

Janë shpendë që kanë aftësinë të lëshojnë tinguj dhe zëra të këndshëm sepse kanë aparatin e zërit “sirings”, i cili nga ana funksionale është i ngjashëm me organo dhe është në gjendje të modulojë tingujt me shpejtësi të madhe.

Disa zogj këngëtarë, si trishtili, këndojnë këngë të shkurtra, që zgjasin vetëm disa sekonda, disa të tjerë si lauresha këndojnë melodi që zgjasin ndonjëherë disa minuta.

Zogjtë këngëtarë që ndeshen në Shqipëri janë kryesisht të familjes së tushave e bilbilave, bilbilthave, parosave etj.

Mbahen në kafaze si zogj këngëtarë kanarina, gardalina, gjelbërushja, thëllëza e malit.

n.s. / dita

March 25, 2018 14:49
Komento

1 Koment

  1. demo March 25, 15:52

    Kur gazetaret e rubrikes Life Styl zbuluan se ne kete bahce fluturon edhe nje zog qe quhet Trishtil,konsiderohet sikur Kolombi zbuloi Ameriken!?Nje fotograf nga Kosova zbuloi zogun peshkatar te vijave te ujit,qe ne gjithe boten quhet Martin peshkatari!!!!Po sorren dhe Larasken kur do ta zbuloni?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*