Elbasan, 10 persona helmohen nga ushqimi në një dasmë

August 6, 2018 22:45

Elbasan, 10 persona helmohen nga ushqimi në një dasmë

 

Dhjetë persona janë shtruar me urgjencë në  spitalin e Elbasanit.

Bëhet fjale për 10 persona të cilët ishin në një dasmë dhe janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar.

Mësohet se problemet tek këta pacientë janë shfaqur paraditen e sotme.

Ata janë paraqitur me shqetësime serioze për shëndetin dhe u kanë thënë mjekëve se kanë marrë pjesë në një dasmë në mbrëmjen e të dielës në një nga lokalet e njohura të qytetit të Elbasanit.

Dhjetë personat e helmuar kanë shkuar njëri pas tjetrit gjatë ditës së sotme në urgjencë dhe tre prej tyre janë në gjendje të rënduar.

l.h/ dita

August 6, 2018 22:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*