Elbasan, 2 persona rrahin rojën dhe grabisin pikën e skrapit

November 15, 2014 00:07

Elbasan, 2 persona rrahin rojën dhe grabisin pikën e skrapit

Një pikë grumbullimi skrapi është grabitur në fshatin Katundi i Ri në Elbasan. Sipas policisë, persona të paidentifikuar janë futur në ambientet e brendshme të pikës së skrapit, ku kanë goditur me mjete të forta punonjësin V. H., 47 vjeç dhe më pas i kanë marrë 210 mijë lekë. Mësohet se i dëmtuari, banues në fshatin Bradashesh, ishte roje në këtë pikë grumbullimi. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve, ndërsa morën dëshminë e rojës për agresorët që kanë qenë të pamaskuar, por të armatosur.

November 15, 2014 00:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*