Elbasan, aksident i rëndë rrugor, vdes 70-vjeçari

September 26, 2015 12:58

Elbasan, aksident i rëndë rrugor, vdes 70-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mesditën e së shtunës në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot-Fushë.

Mjeti, i cili drejtohej nga 34 vjeçari me iniciale L. Xh., ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Qazim Brahja, banues në Labinot-Fushë, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Edhe pse është shoqëruar menjëherë në spitalin e Elbasanit, 70-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje shtetasin me inicialet L.Xh., 34 vjeçar, drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje.

Paraprakisht bëhet e ditur se mjeti levizte me shpejtësi tej normave, çka e ka bërë të pamundur shmangien e përplasjes në momentin që 70-vjeçari i ka prerë rrugën.

September 26, 2015 12:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*