Elbasan, dy plagosje brenda ditës, nën akuzë të dyshuarit

May 3, 2014 09:21

Elbasan, dy plagosje brenda ditës, nën akuzë të dyshuarit

Dy plagosje u shënuan brenda ditës së djeshme në Elbasan dhe Librazhd për motive të dobëta dhe pronësi. Seksioni Kundër Krimeve ndaloi Esmeraldo Meta, 19 vjeç, banues në  lagjen “Vullnetari”, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë sherrit ka goditur me thikë E. T., 24 vjeç. I plagosuri u dërgua në spital ku po mjekohet, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur ngjarjen. Kurse I. Q., 38 vjeç, banues në fshatin Rashtan të Librazhdit akuzohet se për pronësinë e tokës ka goditur Sh. Q., fqinjen e tij, njëkohësisht e afërme.

May 3, 2014 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*