Elbasan, grabitet një kazino nga persona të maskuar

July 31, 2013 08:30

Elbasan, grabitet një kazino nga persona të maskuar

Një kazino është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një sasi parash nga kazinoja dhe më pas janë larguar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve, të cilët kanë marrë pjesë në këtë grabitje.

Pogradec, arrestohet për vjedhje 21-vjeçari

Ndërkaq, policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 21 vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.  Me anë të një njoftimi zyrtar, policia tha se në pranga është vënë Daniel Kamberllari ndërsa për të njëjtën akuzë policia ka shpallur në kërkim edhe 20 vjeçarin Denis Radici.

July 31, 2013 08:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*