Elbasan, hapet panairi i librit dhe nisin ceremonitë për Ditën e Verës

March 11, 2019 22:55

Elbasan, hapet panairi i librit dhe nisin ceremonitë për Ditën e Verës

Panairi i Librit hapi zyrtarisht aktivitetet me rastin e Ditës së Verës në Elbasan. Një zgjedhje e menduar mirë, që qyteti i dijes dhe kulturës feston përmes librit.

Ky është i treti vit që Panairi i Librit organizohet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që sipas organizatorëve, interesi ka ardhur në rritje.

Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj.

Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit ka publikuar agjendën e aktiviteteve, të cilat nisën më 11 mars dhe do të përfundojnë mesditën e 14 marsit, kur familjet elbasanase dhe miqtë do t’u drejtohen vatrave familjare dhe ambienteve festive.

v.l/ Dita

March 11, 2019 22:55
Komento

2 Komente

  1. demo March 12, 07:46

    qekur doli televizori,vdiq kinemaja.
    doli kompjuteri,vdiq libri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*