Elbasan/ Historia e rrallë e burrit që nuk jeton prej 73 vitesh, por që askush, as shteti nuk mund ta vdesë

September 28, 2017 11:11

Elbasan/ Historia e rrallë e burrit që nuk jeton prej 73 vitesh, por që askush, as shteti nuk mund ta vdesë

Ka plot 73 vjet që ka ndërruar jetë, por figuron i gjallë. Më e keqja është se ai nuk mund të vdesë. Nuk ekziston asnjë mundësi tashmë. I vetmi shans që ai të figuronte i vdekur ishte e bija e tij, sot 80 vjeçe. Por edhe ajo i ka të humbura të gjitha betejat. Dhe kështu vitet ikin dhe ai ka mbushur 145 vjeç…

Rasti i paprecedent vjen nga Elbasani. Bëhet fjalë për të ndjerin Mehmet Nurihana që iku nga kjo botë më 17.3.1945. Ai u shua në fshatin Pajovë të Peqinit. Dhe i biri e varrosi atje.

Mehmet Nurihana ishte një kafexhi i njohur në Elbasan. Ai banonte me familjen e tij në lagjen “Spajkore”.

Kur shkoi në moshë të thyer i pëlqente të qëndronte tek i biri, hoxhë Hasan Nurihana (Shemja), që shërbente në Pajovë të Peqinit. Nuk iu nda djalit deri sa vdiq.

Por, që nga ajo kohë ai nuk figuron i çregjistruar në librat e gjendjeve civile as në Pajovë, as në Elbasan, as në arkivat e rrethit apo arkivën qendrore, transmeton infoelbasani.al.

E bija e tij, Faika Nurihana (Zaimi), ka disa vite që përpiqet që babai ti prehet i qetë shpirti. Është intersuar kudo, në gjendje civile, në fshat, në qytet, në Elbasan , në Tiranë. Por jo. I kanë thënë se babai i figuron i gjallë.

Në vitin 2012 vendosi ti drejtohet Gjykatës së Elbasanit. Madje kapi edhe avokatë. Por në fund çështje u pushua dhe vendimi i gjyshit ishte se ai mbetet i gjallë!

Faika Nurihana, (Zaimi)

“Nuk di çfarë të bëj. Ku nuk kam shkuar. Jam 80 vjeçe dhe ditët i kam të numëruara. Por babain nuk mund ta shpall të vdekur. Ne fëmijët po ikim një e nga një, por ai figuron i gjallë. Shkova në fshat, pyeta në gjendjen civile. Më thanë është gjallë. Pyeta të moshuar atje që mund ta mbanin mend. Por kur vdiq ai ata kanë qenë shumë të vegjël. Pyeta në Elbasan. Është gjallë më thanë. Shkova në Arkivën e Shtetit. Dhe atje më thanë që jeton. Kur marrin certifikatat familjare,ai figuron i gjallë në trungun familjar. Hapa një proces gjyqësor dhe harxhova edhe disa para. Unë jam pensioniste dhe merret mend sa para kam. Por në fund gjykata më tha se nuk fiton. Babai nuk mund të vdesë. Një prej atyre më këshilloi që të shkoja në fshat, të vendosja një gur varri me foton e babait dhe të gdhend shkronjat e lindjes dhe vdekjes me shifra romake. Nuk di çfarë të bëj më shumë. Tani po mendoj që ti kërkoj 73 vite pension se ai është gjallë. Atëherë ndoshta më japin të drejtë këta.”

E moshuara nuk e beson se nuk gjen zgjidhje. “Do përpiqem edhe njëherë për herë të fundit. Ndoshta fitoj sa jam me frymë. Në mos ai mbetet përjetësisht i gjallë”. /Infoelbasani.al

September 28, 2017 11:11
Komento

4 Komente

  1. Jimi September 28, 12:33

    Nje gje nuk e kuptoj! Zonje nderuar, ti cfare halli ke nese nuk e crregjitrojne? Ke hall se mos ngjallet prape?
    Po ne i kemi gjalle e po na i vdesin me pahir.

    Reply to this comment
  2. kris 1 September 28, 12:37

    Babai jot e ka humbur pensionin sepse nuk e ka terhequr per tre vjet.Ai ka te drejten me te shenjte te dhimokracise voten e lire.Po e ka shitur voten do te pergjigjet para ligjit.
    Ne po bejme shtet!

    Reply to this comment
  3. kasemi September 29, 05:18

    Komedi jemi ne… e pabesueshme!!

    Reply to this comment
  4. Guri i Kamjes July 5, 11:41

    Qendrimi ne dokumenta i te dhenave qe perbejne identitetin e personit edhe kur ky mendohet se ka vdekur eshte nje nje dukuri jo e pazakonte ne burokracine shqiptare( dhe jo vetem).Me ndryshimet qe i jane bere ligjit nr. 1029, dt. 11.5.2009 eshte vendosur neni 52 qe ka te beje me deklarimin e vdekjes (ndryshuar pika1, 3 dhe shtuar pika 3/1 me ligjin nr. 134/2016, datë 22.12.2016) dhe per here te pare ne piken 9 te nenit 52 parashikohet:”Shërbimi i gjendjes civile, kur ka të dhëna se persona të vdekur vazhdojnë të qëndrojnë të regjistruar në regjistrin themeltar dhe në Regjistrin Kombëtar, mund të ngrejë padi në gjykatë për të vërtetuar vdekjen, pasi të ketë shfrytëzuar të gjithë procedurën administrative”.
    Duke u nisur nga sa me siper zonja ne fjale duhet te ushtroje gjithe presionin e duhur ndaj nepunesit perkates te gjendjes civile per te ngritur padine qe urdheron ligji. Kjo do t’i nevoitet jo vetem se babai i saj del i gjalle kur ka vdekur, por edhe per nje sere te drejtash te tjera kryesisht ato qe rrjedhin nga trashegimia. Kjo do t’i duhet edhe per nenen e saj qe ne perberesit e gjendjes civile nuk figuron e ve, por e martuar. E keshilloj zonjen qe ne rast se nepunesi refuzon ta paraqese çeshtjen ne gjyq te ankohet ne organet me te larta te administrates publike.

    9. Shërbimi i gjendjes civile, kur ka të dhëna se persona të vdekur vazhdojnë të qëndrojnë të
    regjistruar në regjistrin themeltar dhe në Regjistrin Kombëtar, mund të ngrejë padi në gjykatë për të
    vërtetuar vdekjen, pasi të ketë shfrytëzuar të gjithë procedurën administrative

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*