Elbasan, i vihet flaka makinës së pedagogut të Universitetit

April 29, 2018 09:54

Elbasan, i vihet flaka makinës së pedagogut të Universitetit

 

Makinës së një pedagogu të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan i është vënë flaka në orën 00:30 të ditës së sotme.

Makina tip Benz është djegur në lagjen “Qemal Stafa”, ku mjeti ishte parkuar në rrugicë, para banesës së profesorit.

Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë dhe për këtë arsye makina është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës.

a.s/dita

April 29, 2018 09:54
Komento

2 Komente

  1. lato April 29, 12:32

    Ketij pedagogu ja kane djegur dhe dy here te tjera makinen,,e kane arrestuar per mitmarrje,,,Tani edhe xhagajdhur,edhe afendiko,nuk ka.O do te marresh rushfet studenteve dhe do te digjet makina,o je i ndershem dhe nuk ke makine fare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*