Elbasan/ Makina del nga rruga dhe përfundon në hekurudhë, 2 të plagosur

July 31, 2020 19:46

Elbasan/ Makina del nga rruga dhe përfundon në hekurudhë, 2 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Një makinë e cila po udhëtonte në aksin Elbasan-Fushë-Labinot, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në hekurudhë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, teksa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Policia ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

l.h/ dita

July 31, 2020 19:46

Njoftim

Njoftim

Njoftim