Elbasan, përplas për vdekje 60-vjeçarin, ndalohet shoferja

June 23, 2018 21:31

Elbasan, përplas për vdekje 60-vjeçarin, ndalohet shoferja

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Opel”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor  Elbasan-Peqin.

Raportohet se ka humbur jetën shtetasi Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, por ka qenë tepër vonë për të.

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, 48-vjeçaren me inicialet A.D, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

s.a/dita

June 23, 2018 21:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*