Elbasan, plagosje dhe shitje droge, 3 të arrestuar

August 14, 2014 08:10

Elbasan, plagosje dhe shitje droge, 3 të arrestuar

Seksioni për Aktet Terroriste e Krimet e Rënda arrestoi dje në mëngjes 57-vjeçarin e kërkuar Astrit Cani, banues në Peqin. I dyshuari akuzohet se në lagjen “Çezme”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e goditur disa herë me sende të forta E. T., 17 vjeç, që mori plagë të rënda, por pa rrezik jete. Gjithashtu Antidroga ndaloi të dyshuarin Enea Prenja, 19 vjeç, banues në Librazhd, që u kap tek “Parku Rinia” Elbasan, me 20 doza hashashi për shitje. Nën akuzë u mor edhe i kërkuari L. B., 39 vjeç, pasi në fshatin Shushicë ka plagosur një bashkëfshatarin e tij.

 

 

 

August 14, 2014 08:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*