Elbasan/ Rrjedh bombola e gazit, burrë e grua shkrumbohen brenda shtëpisë

July 4, 2018 09:08

Elbasan/ Rrjedh bombola e gazit, burrë e grua shkrumbohen brenda shtëpisë

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan gjatë orëve të vona të natës.

Viktimat janë 65-vjeçari Shyqyri Liçi dhe 60-vjeçarja Sabire Liçi të cilët humbën jetën pasi në banesë ka rënë zjarr.

Sipas raportimeve, burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Në një prej ambienteve të shtëpisë së tyre dy katëshe ka rënë zjarr i shkaktuar nga një bombol gazi.

Të moshuarit mendohet se kanë qenë në gjumë në momentet e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe dyshiemt e para janë se kryefamiljari i vuri vetë flakën banesës.

Akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh.

Një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua, raporton ballkanëeb.

Bombolat e gjetura përforcojnë dyshimin që në kushtet e një tronditjeje të thellë psikike kryefamiljari t’i ketë vënë vetë zjarrin banesës.

Edhe fqinjët kanë thënë për policinë se 65-vjeçari ishte në depresion për shkak të problemeve familjare.

l.h/ dita

July 4, 2018 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*