Elbasan/ Sekuestrohen arsenal armësh dhe municione luftarake, pranga 62 vjeçarit

June 20, 2017 09:28

Elbasan/ Sekuestrohen arsenal armësh dhe municione luftarake, pranga 62 vjeçarit

Specialistët e Seksionit  për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një hetimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan  me sukses  operacionin policor të koduar Dinamo.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar në sajë të një pune intensive hetimore dhe të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Engjëll. H., 62 vjeç, banues në Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur  dhe sekuestruar arsenal armësh, municione luftarake dhe vlera monetare. Ky shtetas dyshohet të ketë patur për qëllim trafikimin e armëve dhe municioneve luftarake në vlera të ndryshme monetare.

Grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 29 copë fishekë

Një armë zjarri pushkë model 63, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 25 copë fishekë

Një pushkë sportive shul, me krëhër të vendosur në të me 3 copë fishekë

131 copë kartmonedha me prerje 1000 lekë  (131000 lekë të reja)

6  kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila

45 copë fishekë pushkë sportive

30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm

173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm

Një armë e ftohtë thikë

Dy aparate telefoni të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën,  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278, 278/a, dhe 279 të  Kodit Penal.

 

June 20, 2017 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*