60-vjeçarja që vrau burrin: Më tradhtonte me fqinjën, e pata paralajmëruar

Redaksia Online February 19, 2013 14:26

60-vjeçarja që vrau burrin: Më tradhtonte me fqinjën, e pata paralajmëruar

Gjykatat e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Fatmira Pokën, 60-vjeçaren që tre ditë më parë vrau me çifte bashkëshortin e saj, Faik Poka. Vendimi është marrë nga gjykata sot pas mesditës. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Xhibrakë të Elbasanit. Menjëherë pas krimit, gruaja 60-vjeçare, e cila vuan nga depresioni dhe skleroza, njoftoi policinë dhe i tha se e kishte gjetur të shoqin të vrarë në oborrin e shtëpisë.

Por për efektivat blu nuk u desh shumë kohë që të kuptonin se vrasja ishte kryer nga vetë gruaja. Pas arrestimit, ajo tha në polici se e kishte ekzekutuar të shoqin për xhelozi.

“Burrin e vrava se më tradhtonte me fqinjën. Faikut i kisha thënë se nuk do ta falja kurrë nëse nuk do të hiqte dorë njëherë e përgjithmonë nga aventurat e tij të dashurisë në pleqëri. Ai nuk e mori seriozisht paralajmërimin tim, ndaj e pësoi me kokë. Im shoq më kishte lënduar shumë dhe nuk mund t’i përballoja dot më dhimbjet dhe vuajtjet shpirtërore të shkaktuara prej tradhtisë së tij. Duke qenë se dyshimet për këtë po më shtoheshin, u sëmura rëndë. Po tërbohesha nga xhelozia, të cilën mendova ta shuaj duke derdhur plumbin mbi të me armën që kisha në shtëpi”, tha Fatmira Poka. Një ditë më parë, Faik Poka është përcjellë në banesën e fundit. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe të pestë fëmijët e çiftit, të cilët jetojnë jashtë vendit. Ata nuk kanë pranuar ta takojnë nënën.

 

Redaksia Online February 19, 2013 14:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim